Advertisements

Angjelin Preljocaj në Akademinë Franceze të Arteve të Bukura

ATSH/ – Me një karrierë të çmuar ndërkombëtare, koreografi me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura.

“Lajmet e mira për artistët që Shqipërinë e mbajnë me vete janë ato që na bëjnë krenarë, por edhe flasin për Shqipërinë që kemi dhe që duam. Angjelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Koreografi shqiptar që Shqipërinë e mban në zemër, ka qenë bashkudhëtari ynë në këto vite të skenës së Baletit shqiptar, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit”, shprehet deputetja e Partisë Socialiste Mirela Kumbaro për këtë arritje të Angjelin Preljocaj.

Angjelin Preljocaj i lindur në Francë nga prindër shqiptarë, i nisi studimet me baletin klasik, përpara se të merrej me baletin modern dhe të arrinte të trondiste me krijimtarinë e tij skenat botërore.

Sot Preljocaj numëron 50 pjesë koreografike të baletit klasik, nga solot, deri tek format më të mëdha. 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close