Advertisements

Argatët e Vaso Çubrilloviqit

Shkruan: Xhafer Shatri

ryetari i Serbisë, A. Vuçiq, ditë më parë, deklaroi me kënaqësi e cinizëm bashkë se, nëse bëhet liberalizimi i vizave shumica e Shqiptarëve të Kosovës do ta lëshojnë vendin…

Na pëlqeu apo nuk na pëlqeu ai dinte se çka po thotë. Për atë që ka mend në krye dhe i njeh rrethanat në Kosovë, e di këtë edhe më mirë se ky keqdashës i dëshmuar i Shqiptarëve.

Fundja, këtë e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare. Sipas MPB të Kosovës, këto 5 vitet e fundit nga Kosova kanë ikur 170’000 banorë. Dikund 10% e popullsisë së përgjithshme.

Mirëpo, sipas një hulumtimi të Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR), del se Kosova zë vendin e parë në Evropë për numrin e madh të popullsisë që, këto 11 vitet e fundit e ka braktisur vendin, 15.4%.

Pra, kjo shifër e shpopullimit të Kosovës ka marrë përmasa alarmante:

Sipas Agjencisë së statistikave, më 1 janar 2017, Kosova kishte rreth 1,78,531 banorë. Në këtë rast, del se numri i atyre që kanë ikur nga Kosova duhet të jetë rreth 274’664.

Në fakt, në këto statistika bëjnë pjesë ata që janë regjistruar në shtetet e BE-së, qoftë si kërkues strehimi, qoftë si kërkues pune, qoftë si persona që i ka zënë dhe identifikuar policia…

Mirëpo, siç e dimë, gati të gjithë e sidomos ne që jetojmë jashtë, është një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh që nuk është regjistruar askund. Që kanë dalur jashtë në të zezë, me ndihmën e trafikantëve dhe se kjo dalje u ka kushtuar tepër shtrenjtë, 4-6 mijë euro për person.

Kjo ka ndodhur sepse Kosova qe 20 vjet po qeveriset cubnisht; dhe, për pasojë, njerëzit po ikin si pa krye për shkak të pashpresës. Kjo falë pushtetarëve që synim parësor kanë “rahatimin“ e vet dhe të tarafit të tyre…

Kështu që kanë krijuar një pasiguri kolektive te rinia e papunë se ndonjëherë mund të gjejnë punë në rrugë normale në Kosovë…

Deputetja Drita Millaku, e tha me të drejtë se rezultat i qeverisjës 11 vjeçare të PDK-së është ikja e 400’000 Shqiptarëve nga Kosova.

“Ua keni gërditur vendin edhe pleqve e lëre më të rinjve“, nenvizoi ajo.

Askush nuk e braktisë vendin e tij me dëshirë. Njeriu mund të shkojë për turizëm, për vizitë familjare, për shkollim, për punë sezonale për të zgjidhur një problem ekonomik, etj, etj, por të marrë botën në sy, duke futur familjen në borxhe të rënda dhe duke vënë kokën në rrezik, këtë e bëjnë vetëm ata që u ka shkuar thika e skamjes dhe poshtrimit deri në asht.

Se si do të pasqyrohet ky ekzod masiv në ekonominë e vendit do ta shohim shpejt kur tregu i punës do të jetë fare bosh dhe firmat do të rreknehen njëra pas tjetrës si kulla letre për mungesë të fuqisë punëtore.

Jam kurioz ta di: a thua çka do të thoshte Vaso çubrilloviq po të ishte gjallë?

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close