Advertisements

ATAKU I VJERSHËS

Charles Bukowski

ende sot e gjithë ditën shkruajnë, shkruajnë
vjersha me pompë
ende djem të rinj po dhe profesurë extra
nga foltorja tribune nga ex catedra
me metresa dekor që buzëmbrëmjet spërkasin
me erë – ëmblat verëra plot atmosferë
dhe derisa cu-metresa n’imagjinatë
cakërrojnë gotat rreth tryezës në kopsht
nën hënën-verdhë nën qiellin kaltërosh
ata gërmuqur mbi tavolinë pune
gjithë natën shkruajnë shkruajnë e shkruajnë
dhe ende n’këtë çast gjithnjë shkruajnë
ata t’njejtit emra të të njëjtave revista
që lexojmë çdo javë çdo muaj çdo ditë
çdo vit pas viti me vite e vite i lexojmë
e ata shkruajnë gjithnjë më për dreq
gjithnjë më me stil o më keq
u dalin n’dritë botimi libra – pas – libra
me vjersha plot pompë
po ata të famshmit autorë të njëjtë
me dhunti të kotë – me aureole në kokë
me bëmën e padukshme t’padobi
këta janë autorë që i pranojmë

po kjo edhe s’është tjetër o dreq o punë
i mbulojmë me miradi i duam i çmojmë
oh! Po pse veç vjersha
pse s’duan të shkruajnë tregime ose romane
se vjershat me pak fjalë – shumë pompë bëjnë
ata vazhdojnë t’i frymëzojnë vjershat e veta
si veza vezës vjersha vjershës i ngjan
me tituj të ndryshëm me fjalë të zgjedhura
gjithnjë të njëjtën vjershë të tyre lexojmë
vjershat i ngjajnë vjershës e jo autorit
n’pleqëri edhe poetët të rinj midis rruge lodhen
dhe heqin dorë
përqafojnë heshtjen krijuese me bohemi vetmie
dhe protestojnë kabareve klubeve
por profesorë-redaktorë-editorë s’heqin dorë
botojnë me kalendar pa karar
një libër në verë një në pranverë
me gratë e tyre pa imagjinatë
që me natë nën rreze hëne dërdëlisen kot
o, Zot! Ç’krijues gjeni është im shoq
dhe brez pas brezi krijues të rinj vijnë
e bien në të njëjtin këtë kosh
dhe botojnë në të njëjtat revista që lexojmë
çdo natë çdo ditë çdo muaj çdo vit
dhe letërkëmbejnë plot fjalë lirike
me poetë të tjerë dhe poetesha
dhe nganjëherë bien në ngatërresa intime
që dalin në pazar e bëhet përrallë
me pompën e vjershës me date me ditë
me vendin e ngjarjes si në gazetën e verdhë
dhe s’u ndodh asnjëherë dorëshkrimi t’u kthehet
ndaj gjithnjë rrinë mbi makinë daktilografojnë
gjithnjë shkrime pas shkrimi ende shkruajnë
botuesit i presin m’këmbë dhe e lejojnë
t’i “përmirësojnë” dorëshkrimet
edhe gjatë shtypjes së librit në shtypshkronjë
dorëshkrimin e kryer një natë në shtëpi s’e lënë
derisa ta shohë dritën e botimit
në tavolinë në kafene në tren në korzo
në pauzën e dramës në teatër ta lexojmë
dhe në çdo Mbrëmje “letrare” si aktorë
ç’u zë veshi spektatorë auditorë me pedigre
me kostume solemne e lecka me nge dëgjojnë
edhe atyre që s’lexojnë revista libra e gazeta
fjalët e vjershës u mbesin në ajër
mbahet mend vetëm emri i autorit
mbahet mend gratis – se libri kushton shtrenjtë
o shumë lire – po ku ta gjesh
po më në fund auditori i duartroket
-ah! Ç’djalë talent! Ç’na ka mahnitur
dhe kështu auditori radhit fjalë të mira
prej më të mëdhave fjalë – dhuratë – plot
ç’djalë talent?!? Ata të gjithë janë gjeni
aq rrallë të bie në sy ndonjë syresh
që dyshon dhe ka frikë për shkrimin e tij
dhe të gjithë jetojnë në qendër
ja n’Menheten ja n’Budapest ja n’Elid-strit
fytyrat e tyre u ngjajnë vjershave që shkruajnë
pinë e rrinë duan e urrejnë zgjedhin e fshijnë
mel in corde në gazetë në vjershë me pompë
fel in corde në tavolinë në verb-orator
të gjithë flasin në të njëjtën kohë
sa më shumë libra thonë sa më shumë
sa më shumë libra thonë sa më trash
dhoma e tyre e punës në fash kurrë s’bie
s’pushojnë përkulur mbi makinë aspak
tak tak – tak tak – tak tak – tak tak!

(Përktheu T. Dërvishi, 1990)

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close