Advertisements

Bashkimi Europian: Shqipëria përparime me sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit

ATSH/ – Qytetarët e Shqipërisë kanë arritur përfitime të prekshme dhe programi ka pasur një ndikim pozitiv në përafrimin me standardet europiane në fushën e drejtësisë, në atë kundër diskriminimit dhe në luftën kundër korrupsionit në vend.

Ky ishte përfundimi i Komitetit Drejtues të Programit të Përbashkët të Bashkimit Europian/Këshillit të Europës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, i mbajtur dje në Tiranë.

Institucionet përfituese të programit në Shqipëri u mblodhën për të bërë një përmbledhje të asaj që është arritur gjatë tre viteve të fundit.

Sokol Dedja, Zëvendës Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, nënvizoi rëndësinë politike të fushave të mbështetura nga ky program. “Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë në qendër të procesit të integrimit europian. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Prandaj, është e rëndësishme të forcohet roli proaktiv i institucioneve tona që përfitojnë nga Instrumenti Horizontal”, përfundoi ai.

“Me miratimin e Strategjisë së Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor në shkurt 2018, dhe Deklaratën e Samitit të Sofjes në maj 2018, që përforcuar përkushtimin e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, fushat e mbështetura nga Instrumenti Horizontal janë konfirmuar si thelbësore për t’i mundësuar rajonit që të bëhet pjesë e një Europe të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar”, tha Mario Mariani, Kreu për Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Verena Taylor, Drejtoreshë pranë Zyrës së Drejtorit së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës tha se “Bashkimi Europian dhe Këshilli i Evropës ndajnë të njëjtat vlera. Ata punojnë për të përkthyer të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në veprime konkrete për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve.” Ajo njohu partneritetin dhe bashkëpunimin midis BE-së, Këshillit të Europës dhe autoriteteve shqiptare si një nga dimensionet vendimtare të programi dhe shprehu shpresën se në fazën e dytë të programit të Instrumentit Horizontal do të forcohet roli i shoqërisë civile, si një partner tjetër i rëndësishëm.

Projektet në kuadër të Instrumentit Horizontal në Shqipëri kanë arritur shumë rezultate të dukshme. Një punë e rëndësishme është bërë për të përmirësuar kushtet dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor në burgje, veçanërisht për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor. Procesi i reformës gjyqësore ka avancuar, duke siguruar cilësi më të mirë dhe efikasitet të drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë dhe programi ka ndihmuar në përmirësimin e sistemit aktual të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, duke bërë që një numër i konsiderueshëm i çështjeve gjyqësore të vjetra të mbyllen në Gjykatën e Rrethit Lezhë dhe Gjykatën e Apelit.

Gjithashtu, është bërë përparim në forcimin e legjislacionit për financimin e partive politike – dispozita të reja u aplikuan për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe falë tyre kostot e fushatës zgjedhore u reduktuan. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është gjithashtu një përparësi primare për axhendën e integrimit në BE – ky program ka kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve dhe zyrtarëve publikë.

Ka arritje të shumta edhe në fusha të tjera. Krijimi i një mjedisi të sigurt mësimi përmes luftimit të bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor ishte në qendër të njërit prej shtatë projekteve të Instrumentit Horizontal në Shqipëri, dhe 21 Nëntori është caktuar si Dita Kombëtare kundër Bullizmit në Shkollë në vend. Programi mbështeti autoritetet në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) lidhur me çështjet LGBTI në Shqipëri.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve përfituese të përfshira drejtpërdrejt në zbatimin e këtij programi të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Evropës, si dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Programi trevjeçar i Instrumentit Horizontal u zhvillua nga maji 2016 deri në maj 2019 dhe synonte t’i ndihmonte autoritetet në Evropën Juglindore për të arritur pajtueshmëri më të madhe me standardet europiane në fushat e mëposhtme kryesore: sigurimi i drejtësisë, lufta kundër krimit ekonomik, lufta kundër diskriminimit, si dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël. Në Shqipëri, 4.75 milionë euro janë ndarë për shtatë projekte, duke mbuluar të gjitha fushat kyçe të Instrumentit Horizontal.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close