Advertisements

Çfarë jemi sot ?

Shkruan Nikos Toskas

Në përgjithësi ne Shqipëtarët na mbizotëron në marrdhëniet tona një mot i vranët.
Kjo nuk vjen nga cilësia e keqe e lindjes sonë e cila është Yjnore, por nga cilësia e keqe e rrënuar e bazës sonë Atdhetare, që s’lëm gurë mbi gurë, dhe se përherë fillojmë nga e para, si një pemë pa rrënjë, si një ndërtesë pa themele, si një liqen pa ujë, dhe përgjegjësinë ja hedhim brezit të mëparshëm, largë vetvetes sonë,dhe të mirat e vlerave të stërgjyshërve tanë heronjë i kërkojmë nëpër Popuj të tjerë si të huaja, që u kemi zili dhe ndjejmë trishtim që s’kemi edhe ne heronjë me vlera të tilla që të na bëjnë krenarë për prejardhjen tonë.

Vlerat e tyre shohim në pasqyrë, që është e jona fytyrë.
Janë gurët e rrënuar më parë, në kohë të lashta të ngjashme me gurët e tanë të rrënuar, dhe njëri rrënim zëvëndëson tjetrin, sikurse njëri ja hedh fajin tjetrit për një gabim të njëjtë pasardhës.
Presim shpëtim nga të tjerë, ndërsa dijetarët tanë kan më shumë vlerë.
Lumturia nga mjerimi një lëvizje në mes tyre i ndan.

Ose jeton për liri a vdekje, ose jeton i gjallë përherë i vdekur.
Vlerat dhe morali i lartë i stërgjyshërve tanë të lashtë është ligj i natyrës shpirtërore Yjnore.
Besa, nderi, burrëria, vllazëria, familja, besimi yjnorë, jeta e shkruar,e ardhmja e paranjohur dhe ndjekja e shënjave të mëdha, Ymnimi i njeriut të udhëtuar në parajsë,amaneti i tyre, mbrojtja e fiseve dhe trojeve me gjak, si dhe fshehja e Zotave dhe mistereve që mbrojnë farefisin Yllirë nga të këqiat e ndryshme etj.

Nikos Toskas

Titulli fxh

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close