Advertisements

Çfarë ndodhi me trurin e majmunëve të cilët u modifikuan gjenetikisht ?

Shkencëtarët kinezë modifikuan gjenetikisht disa majmunë të species “ Rhesus Macaques”, duke shtuar në ADN-në e tyre një gjen njeriu, që përfshin rritjen e trurit. Ky hap u ndërmor për të vëzhguar zhvillimin e trurit të primatit jo-njerëzor. Le të shohim bashkë se si shkencëtarët arritën ta modifikonin ADN-në në specien Macaque dhe cilat ishin pasojat.

Macaques transgjenikë

Kinezët e filluan eksperimentimin me teknikat e ndërhyrjes gjenetike, për të kuptuar se si të parandalojnë disa sëmundje dhe për të mësuar më shumë rreth zhvillimit tonë në përgjithësi. Këtë herë ata ndërhynë në zhvillimin e trurit dhe për ta bërë këtë, i shtuan një gjen njeriu, i quajtur MCPH1. Zgjedhja e këtij gjeni u bë për faktin se është përgjegjës për rritjen e trurit, për shembull fëmijët e lindur pa MCPH1 kanë një tru të vogël.

Si e bënë?

Për të ndryshuar ADN-në e majmunit dhe për të vëzhguar pasojat mbi zhvillimin e trurit, shkencëtarët thjesht injektuan viruset që bartnin gjenin në embrione macaques dhe pastaj lejuan që macaques të zhvilloheshin natyrshëm. Në fund të shtatëzanive të modifikuara gjenetikish,t u lindën njëmbëdhjetë majmunë me gjenomin e modifikuar, por vetëm pesë mbijetuan.

Çfarë i ndodhi trurit?

Këto pesë macaques iu nënshtruan testeve të ndryshme për të kuptuar se cili ishte ndikimi i gjenit njerëzor në zhvillimin e tyre dhe aftësitë e tyre. Studiuesit thonë se asnjë nga majmunët nuk kishte më shumë se truri normal, por ata tejkaluan mesataren e kujtesës dhe testet e kapacitetit të përpunimit.

Një studim shokues

Është i qartë se hulumtimi i kryer nga kinezët tashmë ka filluar të shfaq diskutime. Në vende të tjera nuk do të ishte e mundur që kafshët t’i nënshtroheshin analizave të ngjashme. Në fakt, futja e gjeneve njerëzore në kafshë nuk është e pranueshme.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close