Advertisements

ÇLIRIMI I KRITIKËS NGA FRIKA

Shoqërisë shqiptare prej kohësh i mungon fryma kritike, kurse kjo është ndjerë në të gjitha fushat e jetës. Në fakt, kritika, mendojmë për atë konstruktive, te shqiptarët është kuptuar si diçka tendencioze, me prapavijë, qëllimkeqe, ndaj dhe nuk duhet të habitemi se pse rrjedhat politike e kulturore nuk janë normale.

Dhe nuk duhet të habitemi se sa (individë) të paprekshëm ka kjo shoqëri, pikërisht për faktin se kritika ka kohë që dukshëm i është nënshtruar frikës. Po të kuptohej kritika si diçka që qytetërimit i ka ndihmuar shumë në zhvillimin e gjithanshëm, atëherë gjithsesi do të kishim edhe mendim të qartë politik, historik, sociologjik, do të kishim letërsi të mirëfilltë, teatër e kështu me radhë. Kritika, veç tjerash, si qëllim ka ta ndajë të mirën nga e keqja, kurse kjo do ta hapte rrugën për sjelljen e vlerave të qëndrueshme.

Vlerat që imponohen përmes improvizimit, maskimit dhe gënjeshtrave dhe që janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, janë anti-vlera që shkaktojnë dëme të pariparueshme. Përderisa kritika nuk kuptohet si diçka shumë e nevojshme, gjendja e shqiptarëve kudo që jetojnë, akoma do të jetë ashtu siç është (aspak e mirë). Natyrisht, mendojmë për kritikën e mirëfilltë, sepse kritikë tendencioze dhe me prapavija të ndryshme kemi me bollëk. Kritika patjetër duhet të çlirohet nga frika për ta thënë të vërtetën. Në mungesë të kësaj, rrjedhat politike dhe kulturore, deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, do të vazhdojnë të jenë jonormale.

Nga Shkelzen Halimi

 

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close