Advertisements

Deputetë të Bundestagut gjerman:Mbështesim dialogun ,jo shkëmbimin e territoreve

Peter Bauer dhe Christian Schmidt janë paraqitur në konferencë për media të shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt janë paraqitur në konferencë për media të shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ata dhanë qëndrimet e tyre pas takimit me Haradinajn.

“Jemi këtu si mysafirë në Prishtinë ku jemi pritur në tamkim nga kryeministri Haradinaj. Nuk është vizita jonë e parë, por një nga të fundit në vendin tuaj. Më kujtohet kur ishim shpeshherë për vizita në Kosovë”, u shprehën përfaqësuesit e Bundestagut, transmeton lajmi.net.

“Kjo është baza kryesore për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. E falenderojmë Kosovën për mikpritjen e mrekullueshme që i kanë bërë ushtarëve tanë”, shtuan ata.

“E mbështesim vazhdimin e dialogut kurse e kundërshtojmë idenë e shkëmbimit të territoreve”, vazhduan qëndrimin e tyre përfaqësuesit nga Gjermania.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close