Advertisements

Dorëhiqet Sekretarja amerikane për Siguri Kombëtare, Nielsen

Sekretarja amerikane për Siguri Kombëtare, Kirstjen Nielsen, e cila ka zbatuar disa politika kontraverse kufitare të presidentit amerikan, Donald Trump, ka njoftuar për dorëheqjen e saj nga kjo pozitë.

Nielsen e ka cilësuar punën në këtë department “nder jetësor”.

Presidenti Trump ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se në këtë pozitë do të emërohet përkohësisht Komisionari për Dogana dhe Mbrojtje Kufitare, Kevin McAleenan.

Nielsen ka qenë përgjegjëse për zbatimin e propozimit për mur kufitar me Meksikën si dhe për ndarjen e familjeve të migrantëve.

Ajo nuk ka dhënë arsye për largimin e saj në letrën e dorëheqjes, ndonëse ka konsideruar se “është koha e duhur për t’u larguar”.

Përveç kësaj, ajo ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara “janë më të sigurta sot sesa kur jam bashkuar administratës”.

Njoftimi për largimin e saj ka ardhur disa ditë pasi presidenti amerikan ka realizuar një vizitë në kufirin jugor./rel

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close