Advertisements

Edhe njëhere për qentë e Gjilanit…

Këta që po i shihni në foto janë qentë e Gjilanit.Nuk dihet pse tolerohen nëpër udhët e qytetit kështu sikur të ishin loptë e Indisë,kur e dimë se këta nuk adhurohen si ndonjë perëndi siç bëhet atje me kafshët me brirë!

Në të vërtetë shqiptarët i donë qentë.I donë sa për interesin që kanë prej tyre, kur ua ruajnë delet ,oborret ose për ta zhvilluar atë sportin e tyre sadist kur i rrokin në mes veti e i shohin ata deri në përgjakje,e për ndonjë arsye tjetër.Por sapo nuk iu duhen ma i ngarkojnë në traktor apo në ndonjë mjet tjetër transporti dhe nën arsyen kinse janë human ndaj këtyre krijesave e i sjellin në qytet dhe i mbushin lagjet tona.

Ata i gjen kudo.Në oborret e Spitalit ,të shkollave,parqe ,udhët e lagjeve tona e nëpër qendër të qytetit.Këta qen si zakonisht nuk janë jo tolerant ndaj komshive të tyre njerëz dhe jetojnë në harmoni me ta ,derisa nuk i teket ndonjë qeni ,do me thanë derisa nuk i vjen ndonjë instinkt i kafshës së egër dhe e copton ndonjërin!

Deri atëhere askush nuk bezdiset nga ta e as ndonjë resor komune i cili është përgjegjës për këto kafshë nuk interesohet që t’i largojë mnga udha ata dhe t’ua siguroje atyre një azil.Jo asi në Gjermani ,por një shtëpi strehë për këta qenë,të cilët shpesh janë tmerr momental i kalimtarëve por edhe i nxënësëve nëpër shkolla./Xh.Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close