Advertisements

Filmi “Koncert në vitin ’36” është shfaqur për publikun italian

/ATSH/ – “Koncert në vitin ’36” prodhim i vitit 1978 u shfaq në Casa del Cinema në Romë në kuadër të festivalit ”Albania, Si Gira”. Skenari i filmit shkruar nga Kiço Blushi, regjia nga Saimir Kumbaro dhe muzika mban emrin e kompozitorit Limos Dizdari.

“Koncert në vitin ‘36” tregon për vizitën e dy artisteve shqiptare (këngëtare dhe pianiste) në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare gjë që “tronditi jetën e një qytetit tejet konservator”.

Filmi në festival u shfaq me titra në italisht. Rolet në film luhen nga aktorët Manushaqe Qinami; Margarita Xhepa; Robert Ndrenika; Bep Shiroka; Roland Trebicka; Gjon Karma; Albert Verria; Mirush Kabashi; Gëzim Kame; Birçe Hasko; Nikolla Llambro; Enver Dauti; Ilia Shyti dhe të tjerë artistë.

Shfaqjet e filmave deri më datë 7 të këtij muaji do të jenë me hyrje të lirë, dhe për çdo film do të ketë diskutime me përfaqësues të kinematografisë shqiptare dhe italiane, si: regjisorë, muzikantë, skenaristë, por edhe historianë dhe studiues që do të udhëheqin publikun në një eksplorim të dyfishtë.

Festivali u hap me filmin “Gjeneral gramafoni” dhe në vijim janë të tjerë tituj të kinematografisë shqiptare.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close