Advertisements

Gazetari serb Sllavko Çuruvia është simbol i brutalitetit të Sllobodan Millosheviqit

Në Pashkët ortodokse në vitin 1999, në afërsi të shtëpisë së tij me rafal nga “Skorpionët” brutalisht u vra gazetari dhe redaktori i Dnevni telegrafit serb.

Dy meshkuj shkrepën 17 plumba në shpinë dhe një në kokë si trofe.

Bashkë me të ishte edhe gruaja e tij Branka Prpa, të cilën vrasësit e goditën me revole në kokë për t’i humbur vetëdijen.

20 vjet pas vrasjes, në Beograd  u dënuan me nga 30 vjet burg ish-shefi i resursi të sigurisë shtetërore Radomir Markoviq dhe ish-shefi i qendrës të sigurisë shtetërore për Beograd Milan Radonjiq, ndërsa pjesëtari i kësaj qendre Ratko Romiq, si dhe Miroslav Kurak, i cili ndodhet në arrati, u dënuan me nga 20 vjet burg.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit me urdhër të kreut të shtetit, organizuan dhe kryen vrasjen e gazetarit më 11 prill 1999, pasi Çuruvia konsiderohej kundërshtar serioz politik i kryekriminelit Millosheviq.

Vejusha e kryekriminelit Millosheviq, Mirjana Markoviq, dhjetë ditë para vrasjes së gazetarit, akuzoi Çuruvia se ka shkaktuar bombardimin e Serbisë dhe se tha se “populli do ta gjykojë”.

Sllavko Çuruvia i lindur në Zagreb më 1949, kah fundi i viteve tetëdhjeta shkruante komente dhe reportazhe nga Kosova në gazetën serbe “Borba”.

Ai ishte një nga gazetarët e paktë që u lejuan të ishin pranë Millosheviqit gjatë vizitës së tij në Fushë Kosovë, 24 prill 1987. Ai ishte një korrespondent dhe bashkëpunëtor i disa mediave, dhe gjithashtu bashkëpunoi me disa gazeta evropiane.

Në “Borba” qëndroi deri në vitin 1994, pasi shteti mori kontrollin mbi gazetën dhe së bashku me  Momqillo Xhorxheviq po atë formuan gazetën e parë javore private serbe Nedeljni telegraf.Dy vjet më vonë formuan gazetën e parë private ditore Dnevni telegraf në Serbi, ndërsa në vitin 1998 formuan revistën “Evropljanin”.

Duke parë politikën katastrofike të Sllobodan Millosheviqit, Slavko Çuruvia filloi të bëhej gjithnjë e më i hapur për rrëzimin e tij. Ai foli kundër Millosheviqit në Kongresin e SHBA në dhjetor 1998 dhe në një bisedë telefonike, e cila ishte e përgjuar, ai i kishte bërë me dije një miku se mund të jetë kandidat për president të Serbisë.

Përveç kësaj, në takimin e fundit me Mirjana Markoviq, me të cilën kishte një komunikim relativisht të rregullt, ai e akuzoi atë dhe burrin e saj për diktaturë, duke iu thënë se herët apo vonë do të vareshin në Beograd.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close