Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Gjithnjë e më i mundshëm një Brexit pa marrëveshje

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, tha se ka më shumë gjasa që Britania të dalë nga BE-ja javën e ardhshme, pa një marrëveshje të negociuar me bllokun.

“Brexit-i pa marrëveshje nuk ka qenë kurrë skenari ynë i dëshiruar apo i synuar. Brexit-i pa marrëveshje nuk ka qenë kurrë skenari im i dëshiruar apo i synuar. Por, 27 vendet e tjera të BE-së janë tani të përgatitura”, tha Barnier.

Ai bëri këto komente në Bruksel, një ditë pasi Parlamenti në Londër i refuzoi alternativat e mundshme të marrëveshjes për Brexit, të cilën kryeministrja britanike, Theresa May, e ka negociuar me Bashkimin Evropian.

Në votim ishin mocioni për të mbajtur Britaninë në bashkimin doganor me BE-në, mocioni për qëndrimin e Britanisë në tregun e BE-së për mallra dhe shërbime, mocioni që kërkonte hedhjen në referendum publik të çdo marrëveshjeje që Britania arrin me BE-në dhe mocioni për anulim të Brexit-it. Të gjitha këto mocione u kundërshtuan.

Marrëveshja e Mayt për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja, është refuzuar tri herë nga deputetët britanikë.

May tani do të vendosë nëse do ta nxjerrë sërish marrëveshjen në Parlament, por Barnier përsëriti se BE-ja nuk do ta rinegociojë traktatin e arritur vitin e kaluar.

“Nëse Mbretëria e Bashkuar do që të largohet nga BE-ja në mënyrë të rregullt, kjo marrëveshje, ky traktat është dhe do të jetë i vetmi”, tha Barnier.

Ligjvënësit britanikë e kanë refuzuar marrëveshjen kryesisht për shkak të politikave në kufirin me Irlandën, që do të zbatoheshin pas Brexit-it.

Si rezultat i dështimit të marrëveshjes së saj në Parlament, May është detyruar të kërkojë nga BE-ja të shtyjë datën e Brexit-it, që fillimisht ka qenë e caktuar për 29 mars.

Për rrjedhojë, Britania e Madhe, deri më 12 prill, duhet të vendosë nëse do të largohetnga BE-ja pa marrëveshje, ose nëse do të kërkojë zgjatje të afatit nga blloku.

Barnier tha se çdo zgjatje e re e afatit ka “rreziqe të konsiderueshme për BE-në” dhe se blloku do të pajtohej vetëm nëse paraqitet një “justifikim i fortë”.

Në ndërkohë, Parlamenti britanik ka marrë kontrollin e Brexit-it nga Qeveria, në mënyrë që të mbajë një seri votimesh për gjetjen e një alternative për marrëveshjen e Mayt.

Britania ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian./Rel

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close