Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Gjuha Yllire e lashtë shpreh një të fshehtë të madhe Yjnore në çdo fjalë.

Marrim një shembull të tillë, që të vërtetojmë se çfarë vlere mbart në thellësi të saj dhe se, sa vlera humbet gjuha kur përdoret e huazuar.

Shënim: Bota e gjithçkaje e krijuar në tokë,është ngjashmëri e krijesës së Botës së lartme të Gjithësisë.

Fjala ~kalem ~ që përdoret tashmë me fjalën ~stilolaps, stilograf etj~

Kalem, me rrënjë prejardhje nga~ kallëmi ose kallami~
☆ Kallëmi është bima me nyje të barabarta çdo një pëllëmbë afërsishtë dhe është cilindër, nga brënda bosh dhe përdorej edhe për vegël muzikore si, pipza fyell etj, nga ku përngjajnë veglat frymore klasike si klarineta, oboe etj.

Kjo hapsirë që ka përbrënda, i jep atij një botë qiellore të brëndshëme të një gjithësie të vogël, që në të vërtetë është shëmbëllim përngjarës me Botën e hapsirës së Gjithësisë së madhe.

☆Nyjet e përafërta që ndan çdo pjesë të kallëmit dhe që ndarja krijohet nga një cipë të drunjtë rrethi të rrumbullakët nga brënda, janë nyje që gjenden tek çdo kërcell peme që mbin jeta e re ose bisku i ri i jetës i cili është në të vërtetë yll i galaktikës së vogël të bimës, që është shëmbëllim i Yjeve të galaktikës së madhe.
Dhe nga fjala ~Yje~, ato quhen në mënyrë të mahnitëshme misteriore ~NYJE~
Prandaj dhe Yllirët fjalën qiell e emërojnë nga rrënja çel
“Nyje” rrjedhë nga “Yje”, dhe “Qiell” rrjedhë nga “Çel”.
Nga fjala “çel” rrjedh “çilimi” dmth çel ose lind ylli i ri që është jeta e re dhe drita e re shpirtërore e një fëmije.

Në shkrim’pamjet e fytyrave të shenjtorëve në tempuj, ndallon artin e përshkrimit të nyjeve në të gjithë trupin e tyre që shpreh këto nyje, që në të vërtetë shpreh shkallën e lartë të zhvillimit të qëndrave trupore të të shenjtit, që përngjajnë me yjet e lartme dhe se edhe trupi i tyre bashkë me shpirtin janë dritë e të madhërishmit.

Kjo është prejardhja e gjuhës Yllire, dhe misteri i fshehtë i saj për të gjitha fjalët e lindura, dhe se unë dua të nxisë kërkimin e kësaj ane të vlerave Yllire që s’ka lidhje me anën tipike të shkrimit të gjuhës sonë, por energjinë dhe dritën që ajo buron nga e para e lindur e saj.

/Toskas Nikos

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close