Advertisements

Grupi i Dobrosinit ende nëpër gjykime!

Duke qenë përfaqësuese e autorizuar e Skender Jasharit, për ta përfaqësuar në procedurën e kompensimit, përmes padisë civile, të cilën më 10.04.2019, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në disa raste, në Republikë të Kosovës, janë shkelur disa të drejta të njeriut, në rastet e arrestimit a paraburgosjes së padrejt! Në këtë rast bënë përjashtim, sepse i përfaqësuari im, është akuzuar, gjykuar, dënuar, rigjykuar politikisht dhe atë tërësisht me porosi të Serbisë( ish-ministrit të punëve të brendshme të Serbisë Ivica Daçiqit)! Padia për kompensim përfshinë periudhën për cilën është akuzuar:
⦁ Për aktivitete ushtarake, organizime luftarake dhe armatosje që nga viti 2001- 16.10.2012, kundër Serbisë në Luginë të Preshevës;
⦁ Për periudhë në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 01.07.2012 deri 10.10.2012 kur ishte arrestuar për herë të parë dhe ishte në masën e lajmërimit në stacionin më të afërm të policisë;
⦁ Për periudhën e paraburgosjes dhe burgosjes politike, si dhe gjykimit dhe dënimeve politike, në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 16.10.2012 deri 31.05.2016.
⦁ Për periudhën në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 31.05.2016 deri 18.01.2017 për masën e lajmërimit në stacionin e policisë.
⦁ Rigjykimin politik, nga 31 maj 2016, deri më 06.12.2017!Etj

Askush nuk beson që ky rast, ishte thjesht gjykim i shoqëruar me gabime dhe si rrjedhoj shkelje të drejtash elementare të njeriut, sepse:
⦁ Hetimin, akuzimin, gjykimin e patën policët, prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it( Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), dhe ishte i vetmi rast ku Policia e Kosovës, Prokuroria e Kosovës nuk kishin asnjë informatë;
⦁ Radhitet ndër rastet më të ndjeshme politike dhe të sigurisë, që mund të destabilizonte rajonin, shkaku i së cilës ishin dënuar, sipas arsyetimit të Kryetarit të Trupit Gjykues Arkadiusz Sedek, më 16.10.2013!
⦁ Implikimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, shantazhimi i tyre që do tërhiqen nga dialogu nëse nuk vepron EULEX-i, shkaku i të cilës arrestohen në Republikë të Kosovës! Reagimi i qeveritarëve të Serbisë, me rastin e shpalljes të pafajshëm të Grupit të Dobrosinit! Hakmarrja e Policisë së Serbisë kundër pronës së familjes së ngushtë të Skender dhe Valon Jasharit.
Duke qenë se Skender Jashari, ishte arrestuar tërësisht me porosi të bashkëpunëtorit të Serbisë, i cili kishte deponu deklaratë sekrete në EULEX, për të cilën ishte paguar rreth 10.000 euro, derisa për të akuzuarit e tjerë të këtij grupi, kishte kryesisht biseda telefonike të cilat jepnin indicje për inkriminim e tyre.
Grupi i Dobrosinit, ishte akuzuar për sulmet kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në fshatin Dobrosin, të komunës së Bujanovcit, më 17.05.2012, 28.06.2012 dhe 10.10.2012. Sulmet e Dobrosinit, kuptoheshin si reagim kundër terrorit të Serbisë, më 04.05.2012 me rastin e arrestimit të Grupit të Bujanovcit, nga Serbia! Duke mos harruar që Serbia edhe më 28.12.2008, kishte terrorizu dhe arrestu edhe Grupën e Preshevës( Gjilanit). Ndërsa të dy grupet, si Grupa e Bujanovcit, ashtu edhe Grupa e Preshevës, u liruan gjatë vitit 2012!
Mirëpo Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, në Republikë të Kosovës, arrestoi mes tyre edhe Skender dhe Valon Jasharin, duke ia ngarkuar përgjegjësinë kryesore për këto raste! Më 01.07.2012 filloi me arrestimet, u shpallën të fajshëm në gjykimin politik, më 16.10.2013, me Aktgjykimin PKR.Nr.56/13, të Gjykatës Themelore në Gjilan, e që i njejti gjykim politik u vërtetu edhe me Aktgjykimin PAKR.Nr.145/2014. Derisa më 19.04.2016, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në Aktgjykimin PML-241/15, e kthen rastin në rigjykim duke shpall të pafajshëm për akuzat!
Pastaj Gjykata Themelore në Gjilan në lëndën PKR.nr.110/16, më 06.12.2017, shpall të pafajshëm e cila pafajësi vërtetohet edhe nga Gjykata e Apelit në Prishtinë në lëndën PAKR.nr.151/2018, të datës 24.09.2018.
Në pajmtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e Procedurës për Kompensimin e Dëmit, është proceduar për kompensim të dëmit që është shkaktuar, nga arrestimi, gjykimi dhe burgimi i paligjshëm. Por për shkak që shuma e kompensimit, nuk përfshinë as për së afërmi kompensimin real, është vazhduar në procedurë civile, përmes së cilës besohet që së paku 15.000.000 milion Euro do duhej kompensuar.

Padia për kompensim, e përbërë prej 420 faqesh dhe me mbi 2500 faqe dokumente që argumenton kërkesën e padisë, tashmë e futur në procedurë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Padia konsiston në argumentimin dokumentar të shkeljeve të të drejtave ndaj Skender Jasharit si:
⦁ Shkeljet e të Drejtave dhe Lirive që nuk specifikohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mes tyre:
⦁ E drejta e mbrojtjes-azilit;
⦁ Shkelja e Konventave të Gjenevës dhe Protokoleve të saj dhe akteve tjera normative ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ligjet e luftës;
⦁ Shkeljet e akteve normative ndërkombëtare që kanë të bëjnë me: Luftën për Liri; të Drejtën për të kërkuar Liri; Të drejtën e popullit Shqipëtar të Luginës së Preshevës për të kërkuar Lirinë;
⦁ Shkeljet e akteve normative ndërkombëtare:
⦁ Rrgulltat Minimale Standarde të OKB-së për trajtimin e të burgosurve;
⦁ Deklarata mbi mbrojtjen e të gjithë personave kundër torturës dhe dënimeve ose trajtimeve të tjera mizore, johumane ose degraduese;
⦁ Konventa kundër torturës dhe dënimeve a trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese;
⦁ Rregullat Europiane të Burgut;
⦁ Konventa Europiane për parandalimin e torturës, trajtimit dhe dënimit johuman ose degradues.
⦁ Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Personale, mes tyre:
⦁ Dinjiteti i njeriut;
⦁ Barazia para ligjit;
⦁ E drejta për jetën;
⦁ E drejta e integritetit personal;
⦁ Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues
⦁ Ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar;
⦁ E drejta e lirisë dhe e sigurisë;
⦁ Të drejtat e të akuzuarit;
⦁ E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm;
⦁ E drejta për mjete juridike;
⦁ Parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet penale;
⦁ E drejta për të mos u gjyku dyherë për të njejtën vepër penale;
⦁ Liria e lëvizjes;
⦁ E drejta e privatësisë.
⦁ Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Civile dhe Politike, mes tyre:
⦁ E drejta e martesës dhe familjes;
⦁ Liria e besimit, ndërgjegjës dhe e fesë;
⦁ Liria e shprehjes;
⦁ E drejta e qasjes në dokumentet publike;
⦁ Liria e medieve;
⦁ Liria e tubimit;
⦁ Liria e asociimit.
⦁ Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Sociale, Ekonomike dhe Kulturore, mes tyre:
⦁ Mbrojtja e pronës;
⦁ E drejta për arsimin;
⦁ Liria e shkencës dhe e artit;
⦁ E drejta e punës dhe e ushtrimit të profesionit;
⦁ Mbrojtja shëndetësore dhe sociale;
⦁ Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut;
⦁ Mbrojtja gjyqësore e të drejtave;
⦁ Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore.

Të gjitha këto të drejta, me dokumente konkrete që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të përfaqësuarin tim, argumentohen katërcipërisht.
Ende mbetet tejet sfiduese vendosja e zbatimit të ligjit në Republikë të Kosovës, edhe për faktin e ndikimeve dhe implikimeve të ndryshme, kryesisht edhe atyre politike. Rasti i Dobrosinit qoftë i fundit, që mund të ndikojë Serbia përmes Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në rastet konkrete në Gjykatat e Kosovës.

Më: 11.04.2019

Drita Jashari

përfaqësuese e autorizuar për përfaqësim të Skender Jasharit. Magjistrante në Universitetit të Prishtinës drejtimi ndërkombëtar.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close