Advertisements

Hahn për “The Washington Post”:”Shkëmbimi i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes detyruese”

Dy ditë më parë, në një intervistë me Washington Post,Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn tha se shkëmbimi i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes detyruese dhe theksoi se kushti i vetëm për BE është se çdo marrëveshje kontribuon për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Duke folur për rregullimin e mundshëm të kufirit, Hahn tha se marrëveshja e detyrueshme ligjore e të dy palëve do të mbulonte fushat më të gjera se çështja e kufirit dhe se “një nga elementët kryesorë të një marrëveshjeje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

Kjo deklaratë si dhe deklarime të tjera të ngjashme nga faktorë relevant nga Bashkimi Europian si dhe nga Shtetet e Bashkuara ,mund të jenë një përpjekje e ringjalljes së negociatave arritjes së një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë,shkruajnë mediat.

Gjithashtu thuhet se kjo deklaratë është e shtyer nga Shtetet e Bashkuara ,dhe pas dështimit të BE-së për të arritur ndonjë sukses në përpjekjet e mëparme për të arritur ndonjë marrëveshje në mes tëKosovës dhe Serbisë,tani ajo përpiqet për të arrirë vagonin dhe të faktorizohet në zgjidhjen e problemeve në të dy fqinjëve./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close