Advertisements

Histoire Romaine -“Illiria e Pellazget”

A ju ka ndodhur ndonjëher që të lexoni në një kapitull të veçant “Iliri e Pellazget”?
Nuk e besoje …, por ja që na ndodhi duke shfletuar librin “Histori Universale”.

Sa herë kërkojmë nëpër raftet e bibliotekave me orë e orë të tëra duke vënë në dispozicion kohën …, gjejmë libra të vjetër të mbushur me informazione e argumente shkencore, të cilat patjetër pasurojnë historiografinë shqipëtare.

Në librin Histori Universale dhe kryesisht Histori Romane me autor DE M. VICTOR DURY botim i vitit 1905, Paris, në kapitullin e parë: Gjeografia fizike dhe popullsia e Italisë, u ndeshëm në faqen 6 me një nën titull interesant dhe me shumë vlerë “Illiria e Pellazget”. Meqënse libri është në gjuhën franceze ju drejtuam mikut tonë dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të gazetës Z. Fotaq Andrea.
Fotaqi është një studiues, përkthyes, shkrimtar, historian i pa goje e vullnet hekurt, Ai punon në heshtje me kualitet, kulturë, pasion, përkushtim e rigorozitet …, ja ky është Fotaq Andrea.
Krejt vëndet që rrethojnë Italinë ndihmuan në formimin e popullsisë së saj. Nuk është e sigurt që

Spanja t’i ketë dërguar Sikanët; por nga Galia i vajtën Ligurët, Senonët, Boienët, dhe Insurbët; nga Alpet e mëdha, Etruskët. Nga Iliria, shumë fise pellazge; nga Greqia më në fund, kolonitë helenike.
Do të ndodhte në kohë shumë të hershme dhe pak a shumë të panjohura që Italia do priste shumicën e kolonive për të cilat sapo folëm.

Më të lashtat, mbërritur rreth viteve 1700 dhe 1600 para Krishtit, duket se janë ato të Pellazgëve e të Ilirëve, dy kombe që ndoshta duhet t’i bashkohen së njëjtës racë, dhe që populluan krejt brigjet e gadishullit italik, ashtu sikurse mbanin tashmë të zënë krejt bregun lindor të Adriatikut. Jo vetem ne kete kapitull, por edhe ne kapitujt e tjere ka materiale te bollshme per Iliret, Pellazget e Durachium, te cilat patjeter do te gjejne hapsire publikimi tek “Rrenjet”.
Ju faleminderit Fotaq Andrea per ndihmën e dhënë…
Miqësisht
/Hasan Aliaj Lapardha (Aulona)

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close