Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Historia e panjohur: Si u vra Elez Isuf Ndreu bashkë me të nipin nga serbët?

 Pasi nuk e blenë dot (u tradhtua nga vetë shqiptarët)

Ku ishin kryengritjet, atje ishte Elez Isufi Ndreu. Kështu ndodhi në mars të vitit 1912 kundër serbëve në Malësinë e Dibrës. Kështu ndodhi në nëntor të vitit 1912 po kundër serbëve. Kështu ndodhi në dhjetor 1915 me ushtrinë serbe, e cila arriti deri në Durrës.

Kështu ndodhi dhe në gusht të vitit 1920 po kundër ushtrisë serbe që dërgoi Beogradi për ta eliminuar atë dhe mbështetësit e tij.

Kështu ndodhi në 1921 kur mercenarë bjellorusë në ushtrinë serbe tentuan ta vrisnin.

Në mars 1922 Elez Isufi organzoi kryengritjen e parë me armë ndaj qeverisë shqiptare. Të gjitha betejat i kishte bërë ballë për ballë, deri më 16 dhjetor 1924 në orën 11.00, kur vetë Elez Isufi mbeti i vrarë pas shpine.

Qe një plagosje që i shkaktoi vdekjen 14 ditë më vonë. Në orën 01.00 të 30 dhjetorit të atij viti ai ndërroi jetë i dergjur në shtratin e tij në kullë.

SKENA E VRASJES

Edhe pse nuhatja dhe intuita ishte cilësia e tij më e mirë, Elez Isufit nuk i shkoi mendja në jetë se vdekja do t’i kishte ardhur nga një tradhti .

Ndodhej në kazermat e Ali Rizait në Peshkopi, kur kuptoi se ishte tradhtuar në momentin kur një batare pushkësh u drejtuan ndaj tij dhe nipit të vet Suf Xhelilit.

Duke u larguar nga kazerma i pari u qëllua dhe vdiq në vend Suf Xhelili, ndërsa Elez Isufi mori dy plumba në bark dhe u rrëzua në tokë.

Ashtu të plagosur e dërguan në kullën e vet, dhe aty pas dy javësh ndërroi jetë.

SI U ORGANIZUA VRASJA?

Momentin e vrasjes së Elez Isufit e ka treguar në kujtimet e tij historike bashkëkohësi Ismail Strazimiri, zëvendësprefekt i Dibrës.

“…zunë me ra si breshëri plumbat e kundërshtarëve n\oborr të kazermës, atëherë u çue Suf Xhelili dhe duel jashtë kthinës. Atë e ndoq mbasandej edhe Elez Isufi.

Suf Xhelili u vra tue zbrit nga nji mur i ulët i oborrit të kazermës, kurse Elez Isufi u plagos n’oborr. … Elez Isufi i

Plagosun me dy plumba nën kërthizë, ndërroi jetë natën e 29-30 dhjetor 1924”.

Vrasja ishte tradhti e pastër. Këtë e konfirmon përsëri bashkëkohësi i vet, Strazimiri.

“Vrasja e tyne s’qe aksidentale apo e rasës. Ishte përgatit nergut dhe u krye prej njerëzve të shenjuem. Ndërkohë u vra Murat Qerrja dhe u plagos Nesim Ahmeti, Osman Musai, Mehmet Elezi të gjithë nga Dardha dhe besnikë t’Elezit”.

Ndonëse me nënkupton, këtë version e jep edhe vetë Elez Isufi pak momente përpara se të vdiste kur ndër fjalët e fundit tha:

“Nëse do t’i shpëtoj vdekjes, nuk do merrem më me njerëzit, por me kafshët”.

Por ka edhe një version, sipas të cilit vdekja e tij ishte më shumë një vullnet i vetë Elez Isufit.

Kur mësoi se i nipi, Suf Xhelili, ishte vrarë, ai nuk pranoi që mjeku t’i hiqte plumbat që kishte në trup, duke e shoqëruar me fjalët:

“Paska qenë e thënë që të iknim bashkë nga kjo botë”

Vargu i njerëzve që shkuan në varrimin e tij ishte nga më të gjatët që janë parë jo vetëm

në atë zonë.

NDERSHMËRIA E ELEZ ISUFIT

Pa shkollë, pa ndonjë kulturë dhe edukim ekstra, Elez Isufi megjithatë kishte disa cilësi natyre që e bënë të hynte në histori. Jo vetëm trimëria e tij është proverbiale, por kësaj cilësie ai i kishte shtuar edhe një tjetër, ndershmërinë.

I pari dëshmitar që flet për ndershmërinë dhe besën e tij është konsulli anglez në Shqipëri, Ayros, gjatë vizitës së marsit 1922, ku Elez Isufi dhe Ahmet Zogu besuan te njëri-tjetri, edhe pse ai ishte 60 vjeç dhe Ahmet Zogu 26 vjeç, vetëm me një shtrëngim duarsh.

Do të çuditej gjithashtu edhe një gjeneral serb që teksa i shkoi në kullë i bëri disa oferta në vlerë monetare vetëm që ai të mos kundërshtonte marrjen e disa tokave brenda kufirit shqiptar.

Elez Isufi shikonte aty pranë disa fëmijë dhe i tha gjeneralit serb:

“Shihni, zotni! Edhe me dashtë unë, plaku, me e tradhëtue Shqipninë, nuk më lane këta fëmijë”.

Ky ishte Elez Isufi, një plak që përfaqësonte cilësitë më të mira të shqiptarit patriot e që luftoi me zemër dhe shpirt për Shqipërinë, por që mbeti i vrarë për këtë Shqipëri nga shqiptarët që bashkëpunuan me të huajt.

10 fakte

1 Elez Isufi ishte një prijës çetash kryengritjesh nga fshati Sllovë i Dibrës kundër pushtimit serb

2 Elez Isufi ishte një njeri i paarsimuar, por me një zgjuarsi natyrore dhe me autoritet në familjen e vet, por edhe në të gjithë zonën e Dibrës

3 Elez Isufi ishte djali i Isuf Ndreut, njeriu simbol i rezistencës kundër pushtuesve serbë

4 Elez Isufi trashëgoi kullën e familjes Isufi, një minikështjellë e ndërtuar në tokat e familjes në Lisivalle të Dibrës, në vitin 1884

5 Gjatë pushtimit osman Elez Isufi ishte mbrojtës i pasurisë së të pasurve dhe pashallarëve të nënprefekturës së Rekës nga kusarët

6 Elez Isufi ishte i pasur pikërisht prej pagesave të mira që merrte për mbrojtjen që u bënte atyre nga grabitësit

7 Elez Isufi ka qenë disa herë drejtues i formacioneve fshatare të zonës, në mbështetje të disa lëvizjeve kundër qeverive të ndryshme në Shqipëri

8 Rasti më historik është ai i marsit 1922 që teksa sulmoi Tiranën me forcat që komandonte, e detyroi qeverinë të largohej në Elbasan

9 Vetëm besa që i dha Ahmet Zogut si ministër i Brendshëm solli paqen pas asaj lëvizjeje

10 Elez Isufi u dekorua më 28 janar 1916 nga perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi me Kryqin e Konturës së Oficerëve

10 mistere

1.Përse Elez Isufi shkoi në kazermën e Ali Rizait në Peshkopi?

2 Përse Elez Isufi tentoi të largohej nga kazerma pas thirrjes së Suf Xhelilit se ishin të rrethuar?

3 Përse e cilësuan si triumf futjen në kazermë pas plagosjes së Elez Isufit, Fiqiri Dines, Hysni Demas, Sul Shehut dhe Aqif Lleshit?

4 Kush i mbështeteste ata që sulmuan Elez Isufin dhe Suf Xhelilin?

5 Cilët ishin ata që e ngritën kurthin ndaj tij dhe ata që e shoqëronin?

6 A ishte vrasja e tij tentativa e fundit e armiqve të Shqipërisë në bashkëpunim me ata shqiptarë për të eliminuar fizikisht atë që u prishte punë?

7 Kujt i interesonte më shumë vrasja e Elez Isufit?

8 Përse shoqëruesit e Elez Isufit ishin të paktë në numër, ndërkohë që kurdoherë ku kishte luftuar kishte pasur shumë mbështetës?

9 Përse figura e Elez Isufit është lënë në harresë nga historiografia jonë?

10 Përse për shumë e shumë vite nuk është kërkuar zbardhja reale e vrasjes së Elez Isufit?


Ndreajt ose Ndrejt kanë qenë një nga dyert kryesore të krahinës së Dibrës.

Prejardhja

Rreth gjysmës parë të shekullit XVI, mendohet se fisi i Ndreut të Dibrës u ngulën për herë të parë në Soricë të Dardhës. Rreth këtij ngulimi ka disa versione. Një version na thotë se Ndret erdhën nga Puka, banorë të cilët gjinden dhe sot me këtë mbiemër. Një version tjetër na i sjell nga Shoshajt e Dukagjinit. Versioni më afër së vërtetës është ai i prejardhjes së tyre nga Nikaj-Merturi i Tropojës. Ende në Nikaj-Mërtur ruhen toponime që lidhen me emrin e këtij fisi, pjesëtarë të cilët, gjatë një lufte të pabarabartë kundër ushtrive osmane, u vranë e u shuan dhe ata që mundën të shpëtonin u detyruan të tërhiqen në thellësi të viseve shqiptare. Këtë fat duket se kanë pasur dhe paraardhësit e sotëm të Ndreve të Dibrës. Ky pohim sillet nga të dhënat e regjistrit të Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1571, ku fshati Dardhë i Dibrës jepet me 60 banorë, prej të cilëve 35 shtëpi të krishtera dhe 23 myslimanë. Nga muslimanët haset dhe një Ali Andrea i martuar që gëzonte një çiflig. Duke pranuar rrënjën e germës “a” tek mbiemri Andrea, gjë që ndodh shpesh me emrat e mbiemrat e të krishterëve të krahinave verilindore të Shgipërisë, mbiemri Andrea trasformohet natyrshëm në ndrea, Ndreu. Nëse pasardhësit e Ali Ndreu i vitit 1571 trashëguan emrin e të parit të tyre deri tek Ali Ndreu i vitit 1817, vëllai i gjyshit të Elez Isufit, mendojmë se Ndreu është banor i fshatit Dardhë që në gjysmën e parë të shekullit XVI, që përkon dhe me islamizimit e krahinave verilindore të Sanxhakut të Dukagjinit.

Ndreajt patën një zhvillim të mirë demografik edhe pse ranë në gjakësi e bënë lëvizje të detyruara, por gjithnjë brenda kuadrit të mikrokrahinës së Dardhës.

Si të gjithë malësorët e këtyre anëve dhe ata pranonin e udhëhigeshin nga ligji i maleve të vetëqeverisjes tradicionale autonome.

U konvertuan nga vitet 1530-1550. Ekonomia e tyre mbështetej, kryesisht, në mbarshtimin e blegtorisë dhe pemtarisë. Për kushte më të mira jetese, një pjesë e tyre, rreth viteve 1830-1840, lanë Dardhën, kaluan Drinin dhe u vendosën në krahinën e butë të Ujë e Mëujës (sot Sllova) Ata u vendosën në Lisivalle, Palaman, Shafell e Ratke. Në Lisivalle u vendosën Isuf, Llan dhe Kazi Ndreu.

/P: Fatjon Jaha

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close