Advertisements

Joe Biden shumë pranë kandidaturës për president

ATSH-AFP/ – Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden duket se është edhe më pranë kandidaturës për në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht polemikave të fundit.

‘’Jam shumë pranë marrjes së vendimit për t’u prezantuar përpara jush’’, deklaroi për median në Uashington ish-numri dy i Barack Obamës, pas një fjalimi të mbajtur përpara një sindikate të elektricistëve në Uashington.

I moshës 76 vjeç, ky veteran i politikës javët e fundit i ka shtuar sinjalet paralajmëruese për një kandidaturë të mundshme.

Të premten ai sqaroi se prej kohësh kishte vendosur se nëse do të hynte në garë, ai do të ishte i fundit në mesin e kandidatëve demokratë që do të shpallte kandidaturën.

Parapraket demokrate, të cilat do të vendosin kandidatin zyrtar të partisë do të përfundojnë zyrtarisht në korrik 2020.

Biden pritet t’i bashkohet një liste tashmë të gjatë pretendentësh, me 17 kandidatë të deklaruar për t’u përballur me Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close