Advertisements

Kancelari austriak,Kurz:Qytetarët e Serbisë duhet të jenë të vetëdijshëm se pa përparim të qartë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës,nuk ka Bashkim Europian

Kancelari austriak,sebastian Kurz edhe një here ia ka bërë me dije Serbisë dhe qytetarëve të saj se asnjë përparim të shtetit të tyre drejt Bashkimit Europian nuk mund të ketë përderisa nuk ka një përparim të qartë në mardhëniet Kosovë -Serbi.

“Është në interesin tonë të jemi në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe të kemi mbështetjen e tyre në inkurajimin e përparimit në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje të rëndësishme”, tha Kurz në një intervistë me Cord.

Siç tha ai, qytetarët e Serbisë duhet të jenë të vetëdijshëm se “pa normalizimin efektiv dhe të qartë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë pranim në BE”.
“Ne kemi marrëdhënie të mira me Beogradin dhe Prishtinën dhe po përpiqemi ta mbështesim procesin (dialogun) sa më shumë që të jetë e mundur”, tha kancelari austriak./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close