Advertisements

KE: Nuk ka asnjë kërkesë për heqjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë

Editor

ATSH/ – Komisioni Europian është në dijeni të mocionit të miratuar dje në Parlamentin holandez, por nuk ka marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar për të filluar ndërprerjen e regjimit të liberalizimit të vizave, dekalroi zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud, raporton agjencia italiane e lajmeve “Agenzia Nova”.

“Ka një procedurë specifike për pezullimin e regjimit të liberalizimit të vizave. Sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që të kërkojë ndërprerjen e sistemit të vizave”, sqaroi zëdhënësja e KE-së.

“Nëse do të ndodhë, ne do e analizojmë me kujdes, do e vlerësojmë dhe do të përcaktojmë nëse nevojiten veprime”, tha ajo.

Për më tepër, zëdhënësja u shpreh se “Komisioni ka publikuar në dhjetor 2018 një raport mbi vlerësimin e regjimit të liberalizimit të vizave për vendet e partneritetit lindor dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka dalë në përfundimin se të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë, vazhdojnë të përmbushin kriteret e kërkuara, por janë të nevojshme shumë veprime të tjera”.

Ky saktësim i Bertaud vjen një ditë pasi në Parlamentin holandez u votua në favor të pezullimit të regjimit të liberalizimit të vizave për udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

Loading...
Advertisements
Next Post

Kandidati i opozitës Imamoglu shpallet zyrtarisht fitues në Stamboll

/ATSH-AFP/ – Kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu u shpall fitues i zgjedhjeve bashkiake në Stamboll nga autoriteti elektoral që i dorëzoi sot mandatin e kryetarit të bashkisë, njoftoi partia e tij. “Imamoglu mori këtë dokument, të dhënë nga Komiteti i […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close