Advertisements

Kinë-Në vazot 2000-vjeçare zbulohet “elixiri i përjetësisë”

Brenda vazove dy mijë vjeçare, të gjetura në provincën qendrore të Henanit janë gjetur 3,5 litra “eliksir i përjetësisë”, një ilaç legjendar i përmendur në literaturën e lashtë taoiste që do të kishte garantuar një jetë të gjatë për ata që do e përdornin.

Ai që bëri zbulimin e çmuar, për herë të parë në historinë e arkeologjisë kineze, ishte një ekip kërkimor i Institutit të Relikeve Kulturore dhe Arkeologjisë, i cili në tetorin e shkuar gjeti vazo prej bronzi në qytetin Luoyang brenda një varr 210 metër katror, ​​i cili i përkiste një fisniku të dinastisë Han.

Lëng ose ilaç

Për shkak të aromës së fortë alkoolike që buron nga lëngu, shkencëtarët e udhëhequr nga Profesor Shi Jiazhen fillimisht mendonin se ishte një liker orizi, si shumë të tjerë që gjendeshin në vendet arkeologjike aziatike. Analiza laboratorike treguan se ishte një lëng i përbërë nga nitrati,  kaliumi dhe aluni, receta për “eliksirin e pavdekësisë” të treguar në shkrimet e Taoistëve.

Vdekjeprurës

Fakti që lëngu i verdhë u gjet në varrin e një fisniku, të bën te mendosh se ai i ishte dhuruar fisnikut për t’i favorizuar jetën e përtejme. I çuditshëm është fakti që në eliksirin e pavdekësisë, bazuar në recetat e gjetura në tekstet e lashta,  kishte substanca shumë të rrezikshme për shëndetin.

Niveli i kaliumit në vetvete mund të jetë fatal në përqendrime të caktuara. Tekstet gjithashtu flasin për, zhivë, arsenik dhe komponime të tjera pluhuri,  jashtëzakonisht toksik për trupin e njeriut. Mënyra e vetme për të jetuar gjatë dhe e shëndetshme ishte të qëndrojë larg këtyre lëngjeve të “mrekullueshme”. Zbulimi i ekipit të Shi Jiazhen u njoftua nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close