Advertisements

Komandanti amerikan, Wolters:Ushtarët amerikanë janë të nevojshëm në Kosovë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme malinje

“Ushtarët amerikan janë të nevojshëm në Kosovë” ka thënë para Senatit amerikan Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë Tod D. Wolters .
Duke shtuar se ushtarët duhej t’i përgjigjeshin, kërcënimeve të jashtme malinje dhe tha se komanda amerikane në Evropë do të mbështeste zhvillimin e mëtejshëm të forcave të sigurisë të Kosovës.

“Prania amerikane është e nevojshme për të forcuar rezistencën e partnerëve tanë ndaj kërcënimeve të jashtme malinje”, tha Volters, i cili është gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA dhe komandanti i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë dhe Forcave Ajrore Afrikane.

Duke folur për forcat e sigurisë të Kosovës, Volters tha se komanda amerikane në Evropë mbështet zhvillimin e FSK-së, në përputhje me planin 10-vjeçar të tranzicionit dhe në bashkëpunim të plotë me aleatët e SHBA-së dhe NATO-n.

“Ne inkurajojmë FSK-në të ruajë karakterin e saj multietnik dhe profesional, i cili i përshtatet të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Volters.
Ai shtoi se Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet modernizimin e ushtrive në rajon duke i furnizuar me armë amerikane në përputhje me standardet e NATO-s./Pi

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close