Advertisements

Kosova dhe Ballkani nuk janë më në vëmendjen politike të Bashkimit Europian dhe Gjermanisë

Një kohë mardhëniet e ndërlikuara Kosovë-Serbi ,ishin në front të interesimit dhe angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe sidomos të Bashkimit europian.Por me kalimin e kohës si dhe me ndryshimin e kushteve politike në vet BE-në dhe krijimin e problemeve të ndryshme politike e ushtarake në botë dhe Europë ,ka ndryshuar edhe qasja dhe interesimi është në rënie.

Sidomos tani ajo është e preokupuar me Brexit si dhe me zgjedhjet për Parlamentin Europian,ku një nga grupet e fuqishme politike në të ardhmen në këtë parlament mund të jenë koalicionet e djathta konservatore dhe extreme siç është kjo e ditëve të fundit e arritur në mes të Lega Nord (Itali) dhe AFD (Gjermani).Këto grupime dhe parti njihen si skeptike sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe në të tjera aspekte të politikave më liberale që kanë mbretruar deri më tani ,përballë interesave dhe kërkesave që arrijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një nga vendet kyçe dhe lokomotivë e Bashkimit Europian ,Gjermania ,po ashtu gjendet në kthesa politike sidomos pas vërshimit të migrantëve nga Lindja e mesme ,Azia e Afrika ,situatë  e cila ka mundësuar që e djathta extreme (AFD) të fitojë dukshëm në ranglistën e subjekteve politike në këtë vend duke pretenduar edhe vendin e dytë në popullaritet.Por edhe fytyra e parë politike Angela Merkel e cila ishte edhe një përkrahëse e madhe e angazhimeve politike në Ballkan ka pësuar rënie shkëlqimi politik dhe tërheqje ,me këtë edhe interesimi momental i Gjermanisë për problemet e Ballkanit është reduktuar.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Rot tha se “ai ka përshtypjen se ai ka rënë interesi strategjik i BEsë dhe shumë anëtarëve të tjera të Bashkimit për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se Gjermania do të jetë edhe më tutje shumë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor.

Por sipas burimeve të mirënjohura gjermane, Berlini është i bindur se BE-ja mund të trajtojë seriozisht çështjen e Kosovës tek në vjeshtë dhe beson se një “person i fortë me një ekip të fortë dhe autoritet” duhet të vëhet në Shërbimin e ri të shërbimit të Jashtëm Evropian, i cili do të merrej vetëm me Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë Duhet kuptuar,kanë thënë zyrtarët diplomatikë evropianë , se vendet anëtare dhe institucionet e Bashkimit duhet, në veçanti, të adresojnë urgjentisht çështjet jetësore të vetë Bashkimit.

Pra siç i vjen era ,Kosova dhe interesat e saja për liri lëvizjeje në BE ,si dhe qëndrushmëria dhe stabiliteti duke përfshirë zgjidhjen e problemeve me fqinjen e saj Serbinë duhet të presin për një kohë ,të pakten deri në vjeshtë.Në mos marrtë një kah krejt të pa volitshëm për Kosovën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE krejt strukturimi i politikës Europiane ndaj Ballkanit ,për t’i lënë vendet e këtij rajoni në një geto të cilën e ndihmojnë dhe furnizojnë nga jasht mu sikur një kamp të madh refugjatësh!/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close