Advertisements

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës Srpska

Kandidatët e listës “Srpska”, nuk janë çertifikuar nga KQZ-ja për zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës. Në aktin e dorëheqjes së tyre në nëntor të vitit të shkuar, ata Kosovën e kanë quajtur “Kosovë e Metohi”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka çertifikuar katër kandidatët e subjektit politik, Lista Serbe (Srpska), që pritet të garojnë për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit. Kjo për faktin që dy anëtarë të KQZ-së nga lëvizja Vetëvendosja nuk votuan për çertifikimin e tyre. Nga nëntë anëtarët e KQZ-së, vetëm shtatë votuan pro çertifikimit të kandidatëve të Listës Serbe, ndërsa dy vota ishin kundër. Tre nga katër kandidatët e Listës Serbe ishin të njëjtët kryetarë komunash, që dhanë dorëheqje në nëntorin e vitit të shkuar, për shkak se qeveria e Kosovës vendosi taksa ndaj mallrave serbe.

Dy anëtarët e KQZ-së nga Vetëvendosja, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi, thanë se arsyeja pse votuan kundër është se në aktin e dorëheqjes, kandidatët e tashëm, Kosovën e kanë quajtur “Kosovo i Metohija”, që nuk është emër kushtetues i Kosovës.

Kryetarët e komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, në Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë proteste dhe pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Në aktin e dorëheqjes së tyre Kosovës ata i ishin referuar “Kosovo i Metohia”.

“Unë kam pritur që për këto 24 orë, Lista Serbe do të zëvendësojë tre nga katër kandidatët të cilët kishin dhënë dorëheqje para pesë muajsh, e që në deklaratat e tyre të dorëheqjes, aktet e dorëheqjes, në përmbajtje e konsideronin Kosovën pjesë të Serbisë dhe i referoheshin Kosovës si ‘Kosovë dhe Metohi’. Unë po ashtu kam pritur nga Lista Serbe që të distancohet publikisht nga përmbajtja e këtyre deklaratave dhe të japë dëshmi që distancohet nga përmbajtja e dorëheqjeve”, tha Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga lëvizja Vetëvendosja.

Tash çështja e mosçertifikimit të katër kandidatëve të listës “Srpska”, për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë komunash në veri të Kosovës, do të trajtohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ku Lista Srpska ka 24 orë kohë për ankesë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close