Advertisements

Kroacia mbështetje për ushtrinë e Kosovës

ATSH/- Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic dhe atasheun ushtarak kolonel Marijana Pleša Čadonić.

Në takimin e ministrit Berisha me diplomaten kroate, U bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe ushtrisë së Kosovës dhe ushtrisë së Kroacisë.

Ministri Berisha e ka falënderuar ambasadoren Kapitanović për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia po jep për Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë e Kosovës-FSK-në.

Nga ana e saj, ambasadorja e Kroacisë konfirmoi gatishmërinë e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen edhe në të ardhmen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close