Advertisements

Kryeministri Edi Rama,takon në Dubrovnik ,Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang

ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang, gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.

Gjatë këtij takimi që u zhvillua në Dubrovnik, Kryeministri Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama duke iu referuar 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, i kërkoi Kryeministrit Li edhe heqjen e ndërsjelltë të vizave mes dy vendeve, çka do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.

Gjithashtu, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close