Advertisements

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më 29 prill do të udhëtojë për në Berlin.

Vizita e tij është në kuadër të Samitit të Berlinit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

“Po kryeministri Haradinaj do të marrë pjesë. Kjo vizitë dhe ftesë që i është bërë kryeministrit Haradinaj është në kuadër të Samitit të Berlinit apo i njohur ndryshe si Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Gashi për lajmi.net.

Ndryshe në këtë Samit do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe shkuarja e Thaçit në Berlin është konfirmuar për lajmi.net, nga Zyra e Presidencës, të cilët kanë thënë se presidenti Thaçi do të udhëtojë për në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka thënë se në Berlin do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close