Advertisements

Kryeministri i vendit,Haradinaj fton qytetarët e komunave veriore që të dalin në vendvotime

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në komunat veriore, ka ftuar subjektet politike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për të dalë në këto zgjedhje.

“Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.
Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close