Advertisements

Kryeministrja skoceze kërkon një tjetër referendum mbi pavarësinë

ATSH-AFP/ – Qeveria skoceze do të paraqesë shumë shpejt një projektligj që synon organizimin, deri në vitin 2021, të një referendumi të ri mbi pavarësinë e Skocisë, deklaroi sot kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon.

“Shumë shpjet do të paraqesim një projektligj që do të përcaktojë rregullat për çdo referendum që kërkon aktualisht apo në të ardhmen kompetencat e Parlamentit skocez”, deklaroi Sturgeon, kryetare e Partisë Nacionaliste Skoceze (SNP) në Parlamentin skocez në Edinburg, duke shpresuar që ky ligj të miratohet deri në fund të vitit.

Skocezët kanë votuar më parë mbi pavarësinë e kombit të tyre në shtator 2014 dhe “jo” fitoi me 55% të votave.

Por SNP-ja ende nuk e ka braktisur këtë objektiv, sidomos pas rezultatit të referendumit mbi Brexit (largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja) në qershor 2016.

Skocia gjatë këtij referendumi kishte votuar kundër Brexit me 62% të votave, ndryshe nga Britania e Madhe në tërësi që kishte votuar në masën 52% pro ndarjes. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close