Advertisements

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje

Lideri i VV ,Kurti ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, duke kërkuar mobilizim popullor për të çuar vendin në zgjedhje të reja.

Për këtë, ai ka bërë të ditur se ka nisur takimet me qytetarë në gjitha qytetet e Kosovës, pastaj përmes mocionit të mosbesimit në Kuvend të rrëzojnë këtë qeveri dhe ta shkarkojnë presidentin Thaçi.

Lideri i VV-së, u shpreh se dy krerët kryesor të shtetit po i dallon qëndrimi vetëm rreth taksës, mirëpo po i bashkon korrupsioni dhe hajnia.

Për këtë, Kurti tha se kjo kundërthënie e tyre është e kontrolluar dhe kontrollueshme, pasi siç konsideron ai, hajnat kur janë në pushet e kanë mosmarrëveshje, ata i zgjidhin problemet duke vjedhur më shumë.

Për tubimet me qytetarë, Kurti u shpreh se kjo do të dërgojë drejt mocionit të mosbesimit në Kuvend  dhe do t’i bëjnë numrat, por fillimisht duhet mobilizim popullor kundër Thaçit e Haradinajt.

Duke folur për taksën, Kurti tha ajo duhet të mbetet, sidomos pas kushtëzimit të presidentit të Serbisë.

Për më tepër, lideri i VV-së i renditi gjitha vendimet e dëmshme të qeverisë, duke e akuzuar atë për mashtrim.

Për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën,  Kurti përsëriti se kjo nuk bëhet me anë të konferencave për shtyp, siç po bën presidenti Thaçi, por me ndihma konkrete.

Ndërsa, sa i përket akuzave për nepotizëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti i konsideroi si të pabazuara dhe akuza që kanë për synim dëmtimin e kësaj partie.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close