Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj shpall kandidaturën për Deputet në zgjedhjet e ardhshme të Republikës së Kosovës

Kryetari i LSHB-së, dhe Drejtor Ekzekutiv i Korporatës “Kastriotët e Shqipërisë Inc.”Kastriot Berishaj ka shpallur kandidaturën për Deputet të ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Dardanisë (Kosovës).

Këtë njoftim e ka bërë vet zoti Berishaj ku aka shkruar:

SOT, une kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj dhe Drejtor Ekzekutiv i Korporatës “Kastriotët e Shqipërisë Inc.” shpalli kandidaturën time për Deputet të ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Dardanisë (Kosovës).

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipërinë Veriore të Dardanisë do të jem Kandidat i Pavarur për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Nëse zgjidhem Deputet atëherë pagën mujore do ta dhuroj për familjet e invalidëve të luftës, femrat e përdhunuara nga shovinistët serbo-sllav dhe familjet skamnore!

Duke pasur parasysh se jetësimi i aspiratave kombëtare kërkon kyqjen e drejtëpërdrejtë në institucionet e shtetit tonë, atëherë është e domosdoshme të angazhohem direkt me qëllim kryesor përmbushjen e amanetit të dëshmorëve!

Vlenë të theksohet se arsyeja kryesore për shpalljen e kandidaturës kurrsesi nuk është ambicja ime personale për pushtet.

Më ndihmoft fuqia hyjnore e Gjergj Kastriotit dhe më udhëzoft rruga e drejtë kombëtare e arkitektit të Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtinës (Berishës).

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close