Advertisements

Kush bie nga pesha më shpejt,meshkujt apo femërat?

Probleme me peshën e tepërt ,në kohë moderne kanë edhe femërat edhe meshkujt.Megjithatë femërat sikur e përballojnë ma me vështirësi këtë problem.Dhe shpesh provojnë gjithëçka për ta eleminuar peshën e tepërt trupore ,duke u vu në vuajtje për ta mbajtur peshën.

E për fat të keq të tyre shkencëtarët pohojnë se meshkujt e përballojnë më lehtë luhftën me kilot e tepërta se sa femërat.

Hulumtimi i kohëve të fundit tregon se gjinia femërore është më shumë e dhënë pas ushqimit në krahasim me meshkujt dhe se rreth 25 për qind e femrave në dietë mendojnë për ushqim në çdo gjysmë ore.

Një studim tjetër është përfshirë në skanimin e analizës së qenieve njerëzore, duke bërë që hulumtuesit të kenë vu ushqim të shijshëm para meshkujve dhe femrave që nuk kanë ngrënë gjithë ditën. Ata kanë konstatuar se truri iom meshkujve ka qenë më pak emotivë dhe aktiv në ushqim në krahasim me femrat.

Meshkujt e kanë pasur më lehtë për të kontrolluar dëshirën për ushqim, dhe një përparësi e tyre është që ata kanë metabolizëm më të shpejtë nga gratë, dhe kjo për pesë deri në 10 për qind. Meshkujve në djegjen e kalorive u ndihmojnë edhe muskujt e tepërt. Pra, shumë gjëra janë në anën e tyre.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close