Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Lodhja pranverore..

ATSH/ – Për të rigjetur gjallërinë dhe energjinë e duhur për të përballur shqetësimet gjatë stinës së pranverës, këshillohet një dietë e pasur me ushqime të shumta dhe përmirësimi i aktivitetit fizik.

Një metabolizëm aktiv, të rregullt dhe jo të lodhur, ushqyer me produktet e duhura janë thelbësore për të siguruar që sistemi nervor, muskulor dhe trupi ynë të funksionojnë më mirë.

Trupi ynë ndikohet nga ndërrimi i sezonit dhe kjo bëhet më evidente me ardhjen e pranverës. Nuk ka të dhëna statistikore, por çdo vit janë të shumtë personat që preken nga e ashtuquajtura “lodhje pranverore”.

Shkaqet fillestare të këtyre shqetësimeve janë të shumta, por ndër më kryesoret renditet shtimi i orëve me dritë, të cilat influencojnë mbi organizmin duke i shkaktuar probleme të shumta, sikurse janë dhimbjet muskulore dhe mendore, mungesë përqendrimi, luhatje humori, nervozizëm, etj.

Për këtë dietologët këshillojnë disa fruta dhe perime të cilat gjallërojnë organizmin tonë, duke “dhuruar” kështu energjitë e duhura për të përballuar shqetësimet e sezonit.

Janë 10 produkte ushqimore të cilat ndihmojnë organizmin tonë kundër lodhjes pranverore.

Luleshtrydhe
Luleshtrydhet ndihmojnë për të luftuar luhatjet e temperaturave. Konsiderohet fruti ideal për t’u konsumuar si vakt i ndërmjetëm apo për të pasuruar sallatat e ndryshme.

Limoni
Limoni pastron organizmin. Ky agrum është i pasur me vitaminë C, i çmuar për vetinë e tij për të forcuar sistemin imunitar, po kështu për të bllokuar stresin dhe lodhjen. Konsumimi i një gote ujë me limon në mëngjes është një supermiks detoksifikues për organizmin.

Spinaq
Spinaqi për të rigjetur energjitë. Përmban minerale të shumta, njëkohësisht është edhe diuretik. Siç shpjegojnë edhe dietologët, spinaqi është i pasur me magnezium dhe acid folik, substanca që garantojnë efikasitetin e sistemin nervor dhe një funksionimin më të mirë të rruazave të kuqe të gjakut.

Arra
Me arra kundër lodhjes. Përmbajnë shumë fosfor, mineral i domosdoshëm për të luftuar lodhjen pranverore. Ky frutë i thatë është i pasur me omega 3, e njohur si “yndyrë e mirë”, dhurojnë energji trupit tonë dhe bllokojnë lodhjen.

Argjinare
Eshtë një perime anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit.

Asparag
Asparag për të eliminuar toksinat e tepërta. Ky perim rezulton të jetë një burim i mirë i acidit folik dhe kuercetinës, një molekulë që vepron kundër plakjes.

Kivi
Ky frut ndihmon për të forcuar mbrojtjen e organizmit. Kanë shumë vitaminë C, substancë e domosdoshme për të luftuar kundër infeksioneve që shpesh shfaqen gjatë kësaj periudhe për shkak të ndryshimit të temperaturave.

Kosi
Kosi është i pasur me baktere që favorizojnë funksionimin e mirë të aparatit tretës, të domosdoshëm për të ruajtur shëndetin e mirë të organizmit. Kosi është një krem i shijshëm dhe i mirë për njeriun. Është burim i shkëlqyer i kalciumit që ndihmon në shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve. Ai është i dobishëm edhe për mirëfunksionimin e gjakut dhe muskujve.

Drithërat integrale
Ndihmojnë organizmin dhe njëkohësisht riaktivizojnë metabolizmin. Falë tyre arrihet të mbahet një ekuilibër glicemik, po kështu veprojnë kundër ndjesisë së urisë. Mund të konsiderohen edhe rezerva “energjie”, po kështu përmbajnë vitamina të grupit B, të domosdoshme për shëndetin e sistemit nervor ka përmbajtje të lartë dhe të substancave të tjera të pranishme.

Peshk
Për të luftuar luhatjet e humorit, konsumoni peshk. Veçanërisht sardelet, salmon, peshk i kaltër, janë “minierë” yndyrave thelbësore sikurse është dhe omega 3, substancë aleate e sistemit nervor. Me konsumimin e peshkut, jo vetëm që luftojmë kolesterolin, por veprojnë edhe kundër nervozizmit, pasi favorizojnë prodhim.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close