Advertisements

Masa për të ndaluar ndotjen e ajrit në Kosovë

ATSH/ – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot mori pjesë në tryezën për mjedisin dhe shëndetin me fokus në ndotjen e ajrit, në kuadër të projektit “Një Kosovë më e shëndoshë”, e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se ndotja e mjedisit është rrezik për shëndetin e njerëzve, por edhe të kafshëve e bimëve.

Sipas tij, duke pas parasysh gjendjen në të cilën është Kosova, MMPH-ja ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar ndotjen e ajrit, njofton MMPH përmes një njoftimi për media.

“ Jam i lumtur që përgjatë kësaj qeverie është arritur që të ndërmerren disa hapa konkret siç janë ndalimi i përdorimit të thëngjillit në institucione publike dhe në shkolla. Kemi ndërprerë një praktikë të mbi 3 mijë punëtorëve të KEK-ut, tu japim thëngjill falas. Kemi pasur një aksion së bashku me Policinë e Kosovës ku kemi sekuestruar disa kamionë me thëngjill që janë shitur ilegalisht në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, tha Matoshi.

I pari i MMPH-së, tregoi edhe për masat e tjera që janë ndërmarrë për përmirësimin e ajrit në Kosovë.

“MMPH-ja ka lansuar aplikacionin ‘Kosovo Air Quality dhe secili qytetarë në kohë reale mund të informohet për cilësinë e ajrit. Këtë vit do të fillojë edhe projekti i madh i ndërrimit të filtrave të Kosovës B, që financohet nga fondet e IPA-së, në vlerë prej 78 milionë euro. Në muajin qershor do të hyj në funksion pulla mjedisore te kontrolli teknik i automjeteve ku do të matet emetimi i gazrave”, deklaroi Matoshi.

Ministri Matoshi, tha se përveç cilësisë së ajrit, Kosova ballafaqohet edhe me mungesë të ujit dhe hedhjen e mbeturinave në vendet e palejueshme.

Matoshi tregoi se MMPH-ja ka lëshuar dy licenca për operatorë ekonomikë që do të trajtojnë barnat mjekësore me afat të skaduar dhe mbeturinat nga trajtimet mjekësore.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili tha se institucione të vendit, së bashku mund të ja dalin në përmirësimin e cilësisë së ajrit e që kjo ndikon në shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

“Prania jonë këtu është dëshmi se dëshirojmë që të merremi me këtë çështje. Është një lloj shenje që ne e ndajmë të njëjtën brengë. Interesi publik  në mjedis dhe statusin shëndetësor është rritur në vitet e fundit, megjithatë ende ka mungesë të vetëdijesimit  të publikut për shumë rreziqe të mëdha mjedisore”, tha ministri Ismaili.

Ndërsa Anne Dosert, shefe e Zyrës së Luksemburgut tha se është e kënaqur me bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës për të krijuar mekanizma për përmirësimin e ajrit nga ndotja.

“Ky takim është i shkëlqyeshëm. Është shumë mirë që sot së bashku edhe me dy ministrat të Mjedisit dhe Shëndetësisë po i bashkojmë forcat për të trajtuar çështje të mjedisit”, tha Dosert.

Ndërsa koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson tha se  temat që kanë të bëjnë me mjedisin dhe shëndetin janë shumë urgjente dhe të rëndësishme.

“Është shumë i rëndësishëm ky partneritet multisektorial për të trajtuar një temë kaq të madhe që ka të bëj me mjedisin dhe shëndetin”, tha Richardson.

Gjatë kësaj tryeze,  i pranishëm ishte edhe Oliver Shmoll nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i cili ka prezantuar një raport për mjedisin dhe shëndetin në Rajonin Europian të OBSH-së si dhe vlerësimin e ndikimit të cilësisë së ajrit dhe shëndetit.

Po ashtu gjatë kësaj tryeze u shfaqën prezantime edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close