Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Mbi 700 persona në pritje të parave për shërim jashtë vendit

Mbi 700 persona që nga viti i kaluar e deri tani janë në pritje të lëshimit të mjeteve financiare nga Ministria e Shëndetësisë për trajtim në spitalet private në vend dhe jashtë vendit.

Derisa rastet urgjente nuk kanë nevojë të presin derisa t’u lëshohen mjetet, rastet tjera po presin qe më shumë se gjashtë muaj për t’u trajtuar.

Edhe pse vetë Ministria e Shëndetësisë ua ka aprovuar ndarjen e mjeteve financiare për shërim në institucionet private shëndetësore në vend dhe jashtë vendit, mbi 700 personave ende nuk u janë ndarë këto mjete.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se ka persona që janë në pritje që nga muaji korrik i vitit 2018. Për shkak të moslëshimit të mjeteve nga ana e Ministrisë ata nuk kanë mundur të marrin edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor, për shkak se shuma që atyre u është dashur të paguajnë në spitale private ka qenë e papërballueshme për ta. Zyra për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) ka thënë për “Zërin” se ende nuk është bërë pagesa për 543 persona, të cilët kanë aplikuar vitin e kaluar, derisa siç ka thënë ajo nuk kanë bërë pagesa as për mbi 200 persona që u janë aprovuar mjetet këtë vit.

“Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Departamenti i Financave në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, përveç të trajtuarve, numri i pagesave në pritje për vitin 2018 është 543 (336 raste të rregullta dhe 207 urgjenca), kurse numri i pagesave në pritje për vitin 2019 është 218 (102 raste të rregullta dhe 116 urgjenca)”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim.

Zyra për informim ka thënë për gazetën se sa u përket rasteve urgjente, atyre u lëshohet një garancion me anë të të cilit nuk kanë nevojë të presin derisa të bëhet pagesa. Por që sipas saj rastet tjera jourgjente presin sipas radhës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close