Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

NASA publikon tre modelet kryesore për një shtëpi në Mars

ATSH/ – NASA hodhi një tjetër hap drejt shndërrimit të jetesës ndërplanetare në realitet, pasi zgjodhi 3 finalistët kryesorë mes ekipeve që konkurronin se kush do të krijonte banesat më të përshtatshme për në Hënë, në Mars, e ndoshta edhe përtej.

Agjencia amerikane e Hapësirës e nisi këtë sfidë në vitin 2015, ndërkohë që secili prej modeleve të prezantuara është vlerësuar si në aspektin arkitekturor, ashtu në atë estetik e për qëndrueshmërinë e strukturës, por edhe tipare të tjera.

Një ekip nga Nju Jorku fitoi vendin e parë për strukturën e tij unike të spërdredhur, e cila vjen me disa vrima të vogla që lejojnë hyrjen e dritës natyrale. Ndërsa rivalët e tyre, pretendojnë se strukturat modulare që ata kanë krijuar mund të printohen edhe nga një sondë autonome.

Ndërsa grupi i tretë finalist ishte një grup inxhinierësh dhe artistësh që prezantuan një dizajn të përbërë nga 4 hapësira të dallueshme, përfshirë një që shërben për të rritur bimë. Tre grupet finalsite ndanë mes tyre një çmim prej 100 mijë dollarësh.

Ndërsa në raundin e ardhshëm, në muajin maj, finalistët do të printojnë modele 3D të dizajneve të tyre, ndërsa konkurrojne për çmimin e madh prej 800 mijë dollarësh.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close