Advertisements

Në ADN e njeriut shihen edhe shenjat e varfërisë

ATSH-ANSA/ – Varfëria lë një gjurmë edhe tek ADN duke modifikuar mbi 1 500 gjene, sipas zbulimit  të udhëhequr nga Universiteti Northwestern dhe i botuar në revistën ”American Journal of Physical Anthropology”.

Studimet e mëparshme treguan se si niveli social-ekonomik ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe fillimin e shumë sëmundjeve.

Studimet gjithashtu treguan se gjenet e përfshira rregullojnë, ndër të tjera, përgjigjen imune dhe zhvillimin e sistemit nervor.

Kërkuesit shkencorë, të udhëhequr nga Thomas McDade, ishin shumë të habitur që gjetën kaq shumë rajone të ADN-së, rregullimi i të cilave është i lidhur me nivelin social-ekonomik.

“Zbulimi ka zbuluar një mekanizëm, përmes të cilit varfëria ka një ndikim të qëndrueshëm në një gamë të gjerë të sistemeve dhe proceseve fiziologjike, në veçanti, varfëria ndikon në shtimin e molekulave specifike në gjenome, të cilat kanë funksionin e rregullimit të shprehjes së gjeneve në një proces të quajtur methylation DNA’’, shpjegon McDade.

Studime të mëtejshme do të nevojiten për të kuptuar të gjitha pasojat që ka gjendja social-ekonomike për shëndetin, por shumë nga gjenet e zbuluara janë përfshirë në reagimin imun ndaj infeksioneve, zhvillimit skeletor dhe zhvillimit të sistemit nervor.

“Ne do të përqendrohemi në këto aspekte për të kuptuar sa thellë mund të jetë ngulmimi i varfërisë në ADN”, shtoi McDade./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close