Advertisements

“Në bazë të statistikave, Kosova për ekonomi është shtet afrikan”

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për më shumë se dy vite ka arritur të ketë 300 anëtarë.

Kryetar i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, tha se qëllimi i odës është që të jenë sa më afër bizneseve dhe të lobojnë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.

“Është një përshtypje e bizneseve të Kosovës që qeveria dhe kuvendi që nuk po dinë të bëjnë ligje. Kemi rënie të zhvillimit ekonomik, kemi mos rritje të punësimit me nevojën. Këtë vit kemi më pak 18 mijë vende të punës. Janë disa statistika që tregojnë gjendjen reale ekonomike, importi, eksporti dhe punësimi”, tha Krasniqi sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij sot eksporti i Maqedonisë është më 10 vite të Kosovës. “Raporti eksport me import është 90 % me 10 %”. Në bazë të statistikave, Kosova për ekonomi është shtet afrikan”, tha ai.

Kryetar i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, vlerësoi se Kosova ka ligje kundër ligjeve. “Kuvendi i Kosovës nxjerrë ligje kundër ligje. Kosova nuk ka strategji për zhvillim ekonomik”, deklaroi ai.

“Klima e të bërit biznes është duke u vështirësuar. Është edhe  mungesa e vullnetit të përmirësimit të klimës së të  jetuarit në Kosovë. Duhet të jemi vet përgjegjës. Pa e ndryshuar këtë nuk kemi të ardhme”, thekson Krasniqi.

Krasniqi tha se dalja e qytetarëve jashtë vendit është e madhe.  Ndërsa nënvizoi se është jashtëzakonisht shqetësuese se si 70 përqind e njerëzve në moshë pune në Kosovë, nuk janë të punësuar.  E kjo sipas Krasniqit po ndodhë për faktin se po mungon komunikimi i institucioneve me biznese, përfshirë edhe ato shkollore.

“Shkollat nuk prodhojnë për kërkesën e tregut. Ka punëtorë, por nuk ka kuadro të kualifikuar”, tha Krasniqi.

Duke folur për punësimin e grave, kryetari i OAK-ut thotë se përveç numrit të ulët të punësimit të kësaj gjinie, Kosova është i vetmi vend që nuk merr përsipër pagesën e lehonisë për gratë që punojnë në sektorin privat.

I vetmi shtet që nuk merr përsipër pagën kur një femër shkon në lehoni është Kosova. Të gjitha vendet për të mos i detyruar bizneset që të paguajnë lehoninë, i marrin përsipër detyrimet. Në Kosovë bizneset detyrohen që të paguajnë 70 përqind të pagës për 6 muaj, ndërsa shteti paguan vetëm 50 përqind të pagës mesatare, për vetëm 3 muaj’, thekson Krasniqi.

Për mungesën  e investimeve në Kosovë, kryetari i OAK-ut thotë se përgjegjës është mungesa e strategjisë shtetërore dhe mungesa e ofertës për investitorë.

“Vendi ynë nuk ka krijuar oferta të tilla, dalja jashtë vendit për ti ftuar investitorët për investuar në Kosovë, është kontrapropagandë”, thotë Krasniqi.

Ai shton se gjithë kjo është neglizhencë dhe rezultat i punësimeve në pozita shumë të ndjeshme të njerëzve të paaftë.

Krasniqi foli edhe për zonat industriale në vend. Tha se ato ekzistojnë vetëm si emërime, por se në Kosovë mungojnë zonat industriale aktive.

Në fund Krasniqi premtoi përkrahjen vullnetare  të Odës së Afarizmit për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Tha se do të jenë 24 orë në dispozicion të të gjitha institucioneve shtetërore për kontribuuar në ide.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close