Advertisements

Në Berlin do të diskutohet mundësia e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi edhe pa heqjen e taksës

Thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për takim në Berlin më 29 prill iu janë përgjigjur Presidenti i Kosovës Hashim Thaç,dhe kryeministri Ramush Haradinaj ,por edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka konfirmuar shkuarjen në Berlin:Ai ka thënë se do të shkojë në atë takim për “t’u takuar me përfaqësuesit e administratës së Prishtinës”,siç ka thënë ai.

Disa media kanë spekuluar me temën dhe arsyeshmërinë e takimit duke thënë se në atë takim “prej Serbisë do të kërkohet të pranojë vazhdimin e dialogut me Kosovën edhe pa suspendimin e taksës” të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur kundër produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnia.

A do të jetë kjo tema kryesore nuk dihet me saktësi ,por në Berlin do të shkojnë dy opcione të zgjidhjes së problemit,të Thaçit dhe Haradinajt ,përderisa nga ana serbe atje do të shkojë vetëm Vuçiqi.Përndryshe si të spjegohet pjesmarrja e dy krerëve shtetror nga Kosova.Xh.A/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close