Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Në Izrael mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare

Në Izrael po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat kryeministri aktual, Benjamin Netanyahu, udhëheqës i partisë së krahut të djathtë Likud, kërkon mandatin e pestë.

Megjithatë, Netanyahu përballet me akuzat për korrupsion dhe një sfidë të fuqishme nga gjenerali i pensionuar, Benny Gantz.

Gantz, udhëheqës i aleancës së qendrës E Kaltërta dhe e Bardha, po e sfidon Netanyahun në çështjet kyçe të sigurisë, ndërsa ka premtuar një politikë më të pastër.

Rezultatet e para priten shumë shpejt pasi të mbyllen vendvotimet në orën 10 të mbrëmjes, sipas kohës lokale.

Në Izrael, asnjë parti e vetme nuk ka fituar kurrë shumicën e vendeve në parlament; ky vend ka pasur gjithmonë qeveri koalicioni.

Kjo do të thotë se kryeministër nuk është gjithmonë personi, partia e të cilit fiton më shumë vota, por personi që arrin të mbledhë së bashku parti të mjaftueshme për të kontrolluar së paku 61 nga 120 ulëset e parlamentit.

Disa sondazhe kanë sugjeruar se Netanyahu ka më shumë gjasa të formojë koalicionin, për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me partitë e tjera të djathta dhe partitë fetare.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close