Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Nga faqja zyrtare e zyrës së BE-së në Kosovë:Nënshkrimi për heqjen e roamingut të zbatohet në realitet

Dje në Samitin e dytë Digjital, që zhvilloi punimet në Beograd të Serbisë, u nënshkrua marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të roamingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Është shumë e vlefshme që Marrëveshja Rajonale për roaming, është nënshkruar nga të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në faqen zyrtare të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për Kosovën, thuhet tutje, ashtu si për të gjithë, ky është një hap i madh, i cili do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset e rajonit.

“Të gjitha përpjekjet tani duhet të përqendrohen në kthimin e kësaj marrëveshjeje në një realitet shumë të nevojshëm. Në këtë frymë, deklaratat dhe veprimet që ulin vlerën e asaj që është arritur, nuk kanë vend”, thuhet tutje.

Çdo veprim që shkon kundër dialogut dhe bashkëpunimit rajonal, thuhet tutje në njoftim, nuk ndihmon përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për të arritur zgjidhje të qëndrueshme.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close