Advertisements

Ngërç parlamentar në Gjermani për shkak të së djathtës ekstreme

ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman ende nuk ka zgjedhur një nënkryetar, ndërkohë që ligjvënësit refuzuan për herë të tretë kandidatin e propozuar nga e djathta ekstreme ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD), partia më e madhe e opozitës në Bundestag.

Pasi dy partitë më të mëdha janë në një koalicion qeveritar, partia më e madhe opozitare ka të drejtën e propozimit të një kandidati për nënkryetar.

Megjithatë, partitë e tjera kanë refuzuar zgjedhjen e përfaqësuesit të AfD-së për nënkryetar, duke krijuar një ngërç që nuk pritet të zgjidhet shpejt.

Parlamenti votoi 210 pro dhe 393 kundër anëtarit të AfD-së, Gerold Otten në një votim të fshehtë.

Bllokimi ka gjasa të vazhdojë përderisa ligjvënësit nga partitë e tjera kanë thënë se nuk do të votojnë për asnjë kandidaturë të një partie të së djathtës ekstreme./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close