Advertisements

Pavarësisht vërejtjeve të SHBA-së,Turqia blen sistemin anti-raketor rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se vendi i tij do të blejë një sistem të mbrojtjes raketore nga Rusia.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara, Erdogan tha të premten se furnizimet me sistemin S-400 do të nisin në korrik.

Të mërkurën, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO nëse blen sistemin rus, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.

Erdogan tha se Turqia ka shqyrtuar edhe blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, porse oferta e SHBA-së “nuk ka qenë e favorshme si ajo e Rusisë”.

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014./rel

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close