Advertisements

PËR SHKRIMTARËT DHE “SHKRIMTARËT”

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Kulturës, edhe sivjet ka paraparë që me një shumë të konsiderueshme ta përkrahë materialisht botimin e librit. Do të jenë mbi 190 autorë shqiptarë, veprat e të cilëve do ta kenë këtë përkrahje. Pos kësaj, do të përkrahen edhe disa dhjetëra vepra të autorëve të përkthyera në gjuhën shqipe. Pra, bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm të veprave në gjuhën shqipe.

Duhet theksuar se janë edhe disa dhjetëra shkrimtarë, të cilët sivjet nuk kanë konkurruar në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës. Në këtë shtet, sipas një vlerësimi, janë mbi 300 shkrimtarë dhe “shkrimtarë” shqiptarë që kanë së paku një libër të botuar. Ndërkaq, nga ana tjetër, po t’u referohemi tirazheve të librave të botuara, atëherë vijmë te konstatimi se fatkeqësisht në Maqedoni lexohet shumë, shumë pak. Mbase, nuk lexojnë as “shkrimtarët” e as ata që duhet të lexojnë, një paradoks ky që me asgjë nuk arsyetohet, aq më tepër kur dihet se kemi me mijëra studentë që studiojnë në dy universitete shqiptare, por edhe shumë studentë që studiojnë në universitet tjera shtetërore e private.

Një armata e madhe e studentëve dhe profesorëve universitar. Problemi nuk qëndron vetëm në këtë, por librat e këtyre autorëve vështirë është të gjinden edhe në ato pak pika të shitjes që akoma mbijetojnë. Shtrohet pyetja: ku përfundojnë librat në gjuhën shqipe? Dhe krejt në fund duhet shtuar se nuk përfillen as kriteret elementare të botimit të librit, përkatësisht botohet kush çka të mbërrijë. Tash është e qartë se pse kemi krizë të leximit dhe inflacion të botimit, por edhe pse në numër më të shumta janë “shkrimtarët”…/Shkëlzen Halimi

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close