Advertisements

Përkujtohet 82-vjetori i botimit të “Lahutës së Malcis”

/ATSH/ – Është përkujtuar sot një ndër kryeveprat e letërsisë shqipe “Lahuta e Malcis”, në 82-vjetorin e botimit të plotë të saj (8 prill 1937).

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se “poema madhore epike “Lahuta e Malcís” e poetit kombëtar At Gjergj Fishta, është jo vetëm kryevepra e tij, por ndër më të rëndësishmet e letërsisë shqipe, me jehonë ndërkombëtare”.

Margariti përshkruan kryepunën e Fishtës të viteve 1900, kur atdheu ishte nën Perandorinë Osmane dhe e mbaroi atë më 1937, kur Shqipëria ishte shtet i pavarur, dy vjet para se të niste Lufta e Dytë Botërore. Pesë këngët e para të saj u botuan si libër më vete në Zara të Kroacisë me shpenzimet e Faik Konicës, shembull i shkëlqyer i mbështetjes patriotiko-kulturore e intelektualëve të lartë shqiptarë. Më vonë u botua dhe libri tjetër me këngë, derisa u bënë plot 30 këngë, ose krerë të një eposi madhështor. Aty janë bashkuar sipas kronologjisë ngjarje dhe bëma shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit XIX deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Fryma e fuqishme popullore ka diktuar dhe vargun popullor, gjithë rropama dhe ortekë metaforash duke dhënë kështu “Iliadën” e shqiptarëve sipas albanologëve, duke e quajtur Fishtën “Homerin e fundit të Ballkanit”. Kjo kryevepër, e futur tashmë në tekstet shkollore, edhe pse tejet e vështirë për t’u përkthyer, ka botime të pjesshme në italisht, në gjermanisht (nga albanologu Maximilian Lambertz) dhe së fundmi në anglisht. Përkthyesi i saj, albanalogu i njohur Robert Elsie në parathënie thotë se me botimin anglisht të “Lahutës së Malcis” u përplotësua eposi europian. Edhe pse u flak shpeshherë, vepra e Fishtës doli përsëri në dritë për t’i folur Shqipërisë e botës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close