Advertisements

Presidenti i Republikës së Kosovës,Thaçi takon Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn

Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave, dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektiven e anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Presidenti Thaçi ka thënë se mungesa e një perspektive të qartë për integrim po krijon hapësirë për ideologji të rrezikshme antievropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Qytetarët e Kosovës, si populli me proevropian, kanë filluar të humbasin durimin. Një vendim për vizat në këtë vit dhe një zotim për dinamikë të re në integrimet evropiane, do ta rikthente besimin e humbur në BE-në”, ka thënë ai.

Në këtë takim është biseduar edhe për domosdoshmërinë e tejkalimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close