Advertisements

Presidenti Thaçi:Të mohosh krimet e Serbisë në Kosovë është si të mohosh Holokaustin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar përsëri lidhur me deklaratat e fundit të krerëve shtetërorë serbë për masakrat e ndodhur në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se krerët e Serbisë, po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer.

Sipas tij, ka vetëm një dallim nga Holokausti dhe krimet e Serbisë në Kosovë, që këto të fundit nuk janë ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin! HTH.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close