Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës hedh poshtë pretendimet e presidentit të Serbisë,Vuçiq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke hedhur poshtë pretendimet e këtyre politikanëve për personat e dyshuar rreth vrasjes së politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Përmes një komunikate, kjo Prokurori ka thënë se kohë më parë, Vuçiq e ka akuzuar politikanen serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, se “dëshmia e saj në Kosovë, për vrasjen e (politikanit serb) Oliver Ivanoviq, që nga 23 nëntori 2018, i ka lënë dy serbë në paraburgim”.

Gjithashtu në komunikatë përmendet edhe se “i ashtuquajturi, shef i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka publikuar një dokument kinse është origjinal dhe autentik, gjë që nuk është e vërtetë, ku tregon se çfarë ka thënë në hetime Rada Trajkoviq”.

“Me qëllim të informimit sa më të drejtë, të saktë të opinionit, ju njoftojmë se Rada Trajkoviq, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, si dëshmitare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, me ç’rast janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve të tjerë, por në asnjë mënyrë dëshmia e Rada Trajkoviqit, nuk ka qenë vendimtare për arrestimin dhe paraburgosjen e dy të pandehurve siç i kanë thënë politikanët e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”./DW

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close