Advertisements

PS-UP,kërkohet largimi i qenëve nga hapësirat e UP-së

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), shprehet e shqetësuar për rastin e studentit, Valdrin Januzi, i cili para pak ditësh u sulmua nga qentë.

Rrezikimi i jetës së studentëve nga qentë në hapësirat e Universitetit të Prishtinës është problem i kahmotshëm dhe fatkeqësisht Valdrini nuk do të jetë studenti i fundit i lënduar, deri sa ky problem të mos zgjidhet.

Kryetari i Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, Erzen Hyseni në RTK3 tha të kenë kërkuar të rrethohet oborri i Universitetit dhe të mos ket mundësi të futën qentë endacak në të.

“Kërkesa e jonë drejtuar rektoratit dhe komunës së Prishtinës është që të rrethohet kampusi Universitarë, sepse është i mbushur kampusi me qentë endacak. Gjinia femërore është më e rrezikuar, sepse ato kanë frikë më shumë nga qentë endacak”, tha ai duke shtuar që rrethojat do të ndikonin që mos të futën në kampua shumë njerëz që nuk janë studentë.

Ai tha se duke vëzhguar këtë fenomen tash e një kohë të gjatë, PS-UP kërkon nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës rrethimin e Kampusit Universitar, për t’u shmangur probleme të tilla. “Me këtë kërkesë organizata vitin e kaluar i ishte drejtuar Parlamentit Studentor, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. Andaj, PS-UP kërkon urgjentisht nga Komuna e Prishtinës që të marrë masa ndaj qenve dhe t’i largojë ata nga hapësirat e universitetit, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e studentëve. Kështu që, Universiteti i Prishtinës  së bashku me Komunën e Prishtinës, ftohen që të reflektojnë dhe të largojnë këtë rrezik që po i kanoset studentëve dhe qytetarëve të tjerë”, tha ai në RTK3.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close